Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) te Shqipërise u krijua me 16.08.2001, në përputhje me ligjin Nr.8571 datë 27.01.2000 "Për Politikën e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërise" dhe Urdhërin e Komandantit të Përgjithshëm të FA datë 08.04.2000 "Për kalimin në strukturën e re organizative të FA të Republikës së Shqipërisë".
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes organizon dhe drejton përgatitjen, arsimimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të oficerëve, nënoficerëve dhe drejtuesve ushtarak për të tri llojet e forcave; përpunon dhe sinkronizon koncepte doktrinore bazë të organizimit dhe përdorimit të Forcave të Armatosura në përputhje me Strategjinë e Sigurimit, Politikën e Mbrojtjes dhe Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërise, përpunon dhe përmirëson programet, stadardet dhe kërkësat për stërvitjen e ushtareve të nënrepartëve, repartëve e njësive në interes të rritjes së aftësive luftarake të Forcave të Armatosura.