Jump to content

Kujtesa afatshkurtër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kujtesa Afatshkurtër)

Kujtesa Afatshkurtër është vendi ku mbajmë informacionin për të cilin jemi të ndërgjegjshëm për një moment të caktuar. Në një farë mënyre, ajo është ndërgjegjja jonë dhe ka rëndësi për një shumëllojshmëri detyrash, si për të menduarit, të lexuarit, të folurit dhe zgjidhjen e problemeve.

Informacioni vendoset në kujtesën afatshkurtër (KASH) kur individi e vë re një stimul. Ka disa terma që përdoren për këtë fazë të kujtesës, duke përfshirë kujtesë pune, kujtesë e çastit, kujtesë aktive dhe kujtesë parësore (Klatsky,1980). KASH përdoret kur duam të mbajmë mënd një numër telefoni, që sapo e kemi parë në numerator, gjatë një bisede me një person tjetër dhe kur vendosim se çfarë do të blejmë në dyqanin e ushqimeve. Ndryshe nga kapaciteti shumë i madh i kujtesës shqisore, kujtesa afatshkurtër ka kapacitet shumë të kufizuar, në rreth shtatë pjesë informacioni.