Jump to content

Kushtëzimi Veprues

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kushtëzimi veprues përbën një teknike mësimi gjatë së cilës sjellja e mësuar e cila ndiqet nga përforcimi, zakonisht positiv, do të shfaqet më shpesh. Në kohën që Pavlovi kryente eksperimentin mbi reflekset e kushtëzuara te qentë, një psikolog eksperimental amerikan i quajtur Edward Thorndike më 1911, vëzhgonte të mësuarit përmes provave dhe gabimeve te macet. Në një studim tipik, ai e vendosi macen në një kafaz të vogël dhe la jashtë tij pak ushqim në mënyrë që të shikohej fare mirë nga macjae uritur. Në fillim macja u vërdallos pa pushim, pastaj filloi të gërvishte hekurat e kafazit dhe gjithë objektet në të. Më në fund kur macja shtypi levën e duhur ose kur shtypi butonin e duhur, dera e kafazit u hap, macja doli dhe kërceu drejt ushqimit.

Pas kësaj, Edward L. Thorndike futi përsëri macen në kafaz dhe e la të përpiqej përsëri. Në çdo provë që pasonte maces iu desh më pak kohë për të dalë nga kafazi.

Skinneri sjelljen e cila kontrollohet nga pasojat ose efektet e saja e quajti sjellje vepruese. Funksioni i sjelljes vepruese është që të veprojë mbi mjedisin. Kjo sjellje në fillim shfaqet pak a shumë si një veprim rastësor e kjo sjellje mësohet apo kushtëzohet në mënyrë vepruese vetëm atëherë kur ajo pasohet rregullisht nga agjenti përforcues (shpërblimi).