Jump to content

Kutitë paluese

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kutit paluese)

Kutitë paluese sot përdoren më së shumti për paketimin e prodhimeve. Ato janë të punuara nga lepenka valore njëpjesëshe me anën e shtancit (prerjes), ngjitjes dhe ashtu në formë të rrafshët i dërgohen shfrytëzuesve. Ato paketohen me hapjen e tyre, që do të thotë formimin e hapësirës, mbushjen dhe në fund kutit paluese mbyllen. Kutit paluese në formën e rrafshet janë shumë praktike, nga forma e jashtme nuk zënë ndonjë vend të madh në depo dhe janë shumë të lehta për transport. Kutit paluese të thjeshta e kanë një vend për ngjitje në formë të gjuhës, mirëpo ka edhe kutit paluese që i kanë nga 2 deri në 8 gjuhë të ngjitjes, varësisht se për çfarë paketimi përdoret kutia. Prodhuesit në programet e tyre kanë disa makina për lidhjen apo ngjitjen e llojeve të caktuara të kutive. Nuk ka makinë univerzale për ngjitje, vetëm me përgatitjen dhe sinkronizimin e duhur vijmë deri te kombinimi i dëshiruar i formës së kutisë. Detyra e këtyre makinave është që ta preje lepenkën valore, ta bigojë, ta ngjisë me ngjitës dhe ta përgatitë për paketim.