Jump to content

Kuvendi i Ferizajit 1908

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kuvendi i Ferizajt 1908)

Kuvendi i Ferizajit më 5-23 korrik 1908 dhe rrjedhat politike në Gjilan dhe rrethinë.

Si parapërgatitje e pjesëmarrjes së Kazasë së Gjilanit në Revolucionin xhonturk ka qenë tubimi në fshatin Orman?, afër Shkupit në verën e vitit 1908 dhe në prag të revolucionit. Organizatorë të tubimit ishin Komitetet xhonturke, kurse pjesëmarrës ishin edhe prijësit shqiptarë të pjesës juglindore të Vilajetit të Kosovës. Në atë tubim përveç Idriz Seferit morën pjesë edhe Islam Pira dhe Hamdi Kurteshi nga Pozhrani me ç’rast u shqyrtua çështje e koncesioneve që kishte bërë sulltani ndaj fuqive të mëdha, për keqpërdorimet e organeve të pushtetit si dhe ishte marrë qëndrim që në të ardhmen të mos paguhet asnjë detyrim dhe të punohet për krijimin e një shteti demokratik parlamen- tar në të cilin do të siguroheshin të drejtat kombëtare për të gjithë banorët e vendit[1].

Në Kuvendin e Ferizajit u morën vendime të shumta, me ç’rast po i veçojmë disa: Më 2 korrik sulltanit iu dërgua një telegram kërcënimi që nëse nuk shpallet Kushtetuta e vitit 1876 do të fillonte marshimi i 50 mijë shqiptarëve drejt Stambollit (po aty f. 17). Duke e ditur se sulltani nuk do të përgjigjet pozitivisht shqiptarët kishin filluar marshimin drejt Shkupit nga Bujanovci, Gjilani, Presheva, Kumanova, Tetova e tj. Asokohe ambasadori austrohungarez në Stamboll njoftonte Vjenën se rreth 50 mijë shqiptarë ia kishin mësyrë Shkupit nga veriu i Shqipërisë (po aty f. 22). Në ndërkohë në rretinë përgatiteshin vendstre-hime për kryengritësit që arrinin nga çasti n]ë çast. Sipas konsulit serb Bullançiq në fshatrat Orman dhe badofc ishte paraparë të vendoseshin rreth 2 mijë kryengritës, ndërsa në Shkup iahin goditur 10 furra për të pjekur bukë dhe ishin poprositur 200 tenda për vendosjen e tyre ( po aty f. 41). Sulltani i trembur nga lëvizja revolucionare shqiptare dhe xhonturke u detyrua ta pranonte kushtetutën e vitit 1876 në natën në mes 22 e 23 korrikut të vitit 1908.

Më 25 korrik në Shkup ishte planifikuar të shpallej kushtetuta në mënyrë solemne. Këtë gjë populli e priste me shpresë dhe me entuziazëm të madh. Për atë arsye, atje më 24 korrik në mbrëm-je shkuan në Shkup me tren special nga Ferizaji 60 përfaqësues nga Kuvendi i Ferizajit. Ata u pritën ngrohësisht dhe me nderime të mëdha nga autoritetet dhe qytetarët, mirëpo masës së armato-sur shqiptare nuk iu lejua që të hyjnë në qytet. Për këtë qëllim komiteti xhonturk dha urdhër që qyteti të rrethohej me forca të mëdha ushtarake dhe me topa.

  1. ^ Aliriza Selmani: Gjurmime historike për Gjilanin dhe rrethinën f. 10