Jump to content

Lumi i Lepencit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lepenci)
karakteristika e Lumit Lepencë

Lumi Lepenc është lum në Kosovë.Graviton në pellgun e detit Egje dhe është degë e majt e Vardarit.Lepenci buron në shpatet veriore të malit Sharr tek Oshllaku (2.212 m).

Në pjesën e sipërme prej burimi deri tek lokaliteti I Brezovicës ka formuar grykë të ngushtë. Përshkak të pjerrtësisë në këtë pjesë lumi është I shpejt dhe I rrëmbyeshëm ndërsa procesi eroziv intenziv.Nga brezovica zbret në pellgun e parë të Siriniqit , I cili është I gjatë 11 km dhe I gjerë 2 km. Është njëra ndër hapsirat më atraktive për banim. Prej grykës së Brodit hyn në pellgun e Sopotnicës, I cili shtrihet prej fshatit Doganaj deri te Kaçaniku. Këtu lumi arrinë gjerësinë më të madhe. Prej Kaçanikut merr drejtim jugor. Në këtë pjesë formon grykën më të thellë dhe më të bukur në mes malit Sharr dhe Karadakut të Shkupit të quajtur Gryka e Kaçanikut.Nëpër të kalon magjistralja e Adriatikut dhe hekurudha e cila lidhë Kosovën me Maqedoninë. Pjesa më e ngushtë e sajë shtrihet prej Kaçanikut deri te Hani I Elezit me gjatësi prej 12 km. Gjatësia e gjithëmbarshme e grykës është 24 km.

Lepenci pasurohet me rrjedha të shumta që zbresin nga mallet.Degë më e rëndësishme e Lepencit është Nerodimja . Ai buron në në malin e Nerodimes dhe në afërsi të Kaçanikut derdhet në Lepenc. Nerodimja në literaturen gjeografike njihet për bigëzimin ( Bifurkacionin )

Nerodimja është e gjatë 41km ndërsa sip. E pellgut arrinë 228km katrorë.

Lepenci ushqehet kryesisht me shkrirjen e borës e më pak me reshje.Maksimumin e prurjes e arrinë në pranverë pas shkrirjes së borës, ndërsa minimumi ne verë.

Lepenci në teritorin e Kosovës është I gjatë 53 km, sipërfaqja e pellgut 607 km katrorë, kurse prurja mesatare vjetore 7,9 m kub në second.

Karakteristikat e totalit të ujit të lumit Lepenc:
Vëllimi maksimal Vmax 455.36 · 106 m3
Sasia e rrjedhës maksimale Qmax 14.4 m3/sec
Vëllimi mesatar Vmes 263.72 · 106 m3
Sasia e rrjedhës mesatare Qmes 8.4 m3/sec
Vëllimi minimal Vmes 166.09 · 106 m3
Sasia e rrjedhës minimal Qmes 5.3 m3/sec
* Raporti sektorial i zhvillimit hapësinor për sektorin e ujërave