Libërlidhja
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Libërlidhja është njëra nga degët e përpunimit grafik në të cilën libri prodhohet në mënyrë masive dhe me lidhje të ndryshme. Kësaj i takon edhe procesi i galanterisë, ku në formë gjysëm industriale apo industriale punohen lidhjet cilësore të hartave, katalogjeve, albumeve për fotografi dhe për pulla, lidhje vetjake për ekspozita, etj. Lënda e parë në libërlidhje është letra, duke përfshirë edhe kartuçin e lepenkën, ku mund t'u jepet shtesë shtresimeve, me llakim dhe plastifikim në sipërfaqe me anë të folive të aluminit dhe të plastikës.