Lindja (biologji)
Duke filuar nga kontraksionet dhe deri në daljen e fëmijës, ja si ndodh lindja normale dhe si mund të përgatiteni për ta përballuar atë në mënyrën e duhur, gjithçka sipas gjinekologes së studios profesionale “La Lunanuova” në Milano, Sabina Pastura.
Cfarë do të kuptojmë me lindje natyrale? Lindja natyrale është ajo që ndodh në momentin që gruaja është gati, lindje e cila i ofron asaj mundësinë e të qëndruarit në pozicionin që ajo parapëlqen dhe ndihet më rehat. Pra ajo është në qendër të këtij proçesi.
Cila është faza e parë e lindjes dhe si mund të përballohet më lehtë? Faza e parë është e ashtuquajtura “faza përgatitore”, në të ciën fillojnë të shfaqen shenjat e para të lindjes, të cilat janë të shoqëruara nga kontraksionet e uterusit dhe dhimbje në fund të barkut. Kontraksionet e kësaj faze janë me një distancë dhe intensitet jo të rregullt. Kjo fazë mund të zgjasë pak orë, por në disa raste mund edhe të zgjasë 24-48 orë. Do t’ju këshillonim të bënit një banjo të ngrohtë në mënyrë që të lehtësoni disi dhimbjet si dhe të përpiqeni të bëni shëtitje në ajër të pastër.
Cfarë ndodh dhe si përballohet lindja? Në fazën e mëvonshme, kontraksionet fillojnë të bëhen më të rregullta, dhe mund të shfaqen me një distancë 5 minutëshe nga njëra-tjetra. Kohëzgjatja e tyre mund të jetë 1 minutë dhe intensiteti i tyre do të vijë duke u rritur. Koha mesatare e kësaj faze nëse do të jetë shtatëzania e parë, është rreth 10-12 orë. Nëse është shtatëzania e dytë, fazat e lindjes mund të jenë më të shkurtra, pavarësisht se do të kenë intensitet të njëjtë. Në këtë rast koha mund të variojë 2-3 orë maksimumi.
Cfarë ndodh në fazën e fundit të lindjes? Në këtë fazë kontraksionet shndërohen në një dëshirë për të shtyrë, e cila zgjat rreth 2-3 minuta, pra aq sa zgjat kontraksioni. Më pas mund të ketë edhe një pauzë prej 5-6 minutash midis një të shtyre dhe tjetrës. Nëse është fëmija i parë për gruan mund të duhet rreth 1-2 orë, ndërsa nëse gruaja po sjell në jetë fëmijën e saj të dytë, lindja do të ndodhë më shpejt (10-15 minuta).
Cilat janë kritikat e lindjes natyrale? Shpesh në kohët e sotme duket se gratë po “kritikojnë” gjithnjë e më shumë lindjen natyrale për shkak të dhimbjeve të mëdha. Sipas gjinekologes gruaja duhet të kuptojë rëndësinë e këtyre dhimbjeve të cilat vijnë si një sinjal i fillimit të procesit të lindjes. Gruaja këto dhimbje është në gjendje t’i kontrollojë nëpërmjet frymëmarrjes apo ndihmës së mamisë. Sigurisht që kjo nuk nënkupton se gruaja nuk duhet të kërkojë aplikimin e medikamenteve qetësuese (epiduralit) në rast se e ndien të nevojshme. Kjo do të jetë një zgjidhje e mirë për të lehtësuar dhimbjet.