Jump to content

Lumi i Ishmit

Coordinates: 41°20′38″N 19°19′58″E / 41.3440°N 19.3327°E / 41.3440; 19.3327
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lumi Ishem)

41°20′38″N 19°19′58″E / 41.3440°N 19.3327°E / 41.3440; 19.3327

Grykëderdhja e Ishmit në kepin e Rodonit

Lumi Ishëm rrjedh përmes Shqipërisë Qendrore (74 km i gjatë; sipërfaqja e pellgut është 673 km2 dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit 357 m. Ai formohet nga bashkimi i Lumit të Tiranës, përrenjve Tërkuza dhe Zeza. Delta e tij ndodhet në Kepin e Rodonit (Kabo, 1990-91). Prurja vjetore mesatare e Ishmit është 20,9 m3/s, me modul mesatar të rrjedhjes prej 31,0 l/s/km2. Prurja maksimale është 1’980 m3/sek. Sasia kryesore e lëndëve të ngurta që transportohen në det është 2 milionë ton/vit. Ishmi ushqehet kryesisht nga ujëra sipërfaqësorë me mineralizim relativisht të lartë prej 461 mg/l. Temperatura e ujit luhatet nga 6,12 °C në janar deri në 24,7 °C në gusht. Ujërat e Ishmit përdoren për vaditje.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]