Jump to content

Atomizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mësimet mbi atomin)

Atomizmi është një doktrinë filozofike sipas së cilës lënda përbëhet nga atome. Në përgjithësi babai i atomizmit konsiderohet Demokriti. Sipas tij bota përbëhet nga atome të njëjta dhe analiza e gjërave duhet të na çojë matanë formave artificiale, drejt të vetmit realitet të vërtetë që është atomi. Më pas, Epikuri dhe Lukreci krijuan një përfytyrim bilogjik të atomit si embrioni i sendeve (semina rerum). Këto dy koncepte të përgjithshme të atomit (njëri mekanicist, tjetri vitalist apo dinamist) ndeshen në të gjitha debatet e atomizmit në shekujt XVII dhe XVIII: veçanërisht në debatin midis teorisë mekaniciste të Dekartit dhe teorisë së atomit-forcë të Lajbnicit. Sot, problemi i atomizmit nuk i përket më filozofisë, por shkencës (së mikrofizikës); problemi nëse lënda është e vazhdueshme apo e ndërprerë është një problem që i ka kaluar koha me lindjen e mekanikës valore (Lui dë Broji) që i konsideron atomet si pika përqendrimi të një energjie të shpërndarë kudo.