Magdeburgu
Magdeburg
Magdeburg | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.014) 232,306 |
{{{postal_code_type}}} | 39104–39130 |
Targat | MD |
Faqja zyrtare | www.magdeburg.de |
Magdeburg është kryeqyteti i landit Sachsen-Anhalt dhe qyteti i dytë më imadh i tij. Magdeburg ndodhet pranë lumit Elba dhe ishte një nga qytetet më të rëndësishme mesjetare të Europës.
Perandori Otto I, Perandori i parë i Shenjtë Romak, themeluesi i Kryepeshkopatës së Magdeburgut, u varros në katedralen e qytetit pas vdekjes së tij. Versioni i Magdeburgut i ligjit gjerman të qytetit, i njohur si të drejtat e Magdeburgut, u përhap në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. Qyteti është gjithashtu i njohur edhe për Grabitjen e Magdeburgut të vitit 1631, e cila forcoi rezistencën protestante gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare. Para saj Magdeburgu ishte një nga qytetet më të mëdha gjermane dhe një anëtar i lavdishëm i Lidhjes Hanseatike. Magdeburg u shkatërrua dy herë në historinë e tij.
Në Magdeburg ka dy universitete, Universiteti Otto-von-Guericke dhe Universiteti Magdeburg-Stendal i Shkencave të Aplikuara.
Në ditët e sotme Magdeburgu është një kryqëzim trafiku, si dhe një qendër industriale dhe tregtare. Prodhimi i produkteve kimike, çeliku, letra dhe tekstilet janë të një rëndësie të veçantë ekonomike, së bashku me inxhinierinë mekanike dhe inxhinierinë bimore, ekoteknologjinë dhe menaxhimin e ciklit të jetës, menaxhimin shëndetësor dhe logjistikën.
Në vitin 2005 Magdeburg festoi përvjetorin e tij të 1200-të. Në qershor të vitit 2013 Magdeburg u godit nga përmbytje rekord.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Magdeburgu u themelua nga Karli i Madh në vitin 805 si Magadoburg (emër që vjen ndoshta nga magado Gjermanishtja e Vjetër, i madhërishëm dhe Burga për fortesë, qyteti u fortifikua në vitin 919 nga Mbreti Henry I Fowler kundër Hungarezëve dhe sllavëve. Në vitin 929 qyteti i kaloi vajzës së Eduardit të Vjetrit, Edith, me anë të martesës së saj me djalin e Henrit, Otto I, si një Morgengabe - një dhuratë gjermanike zakonore dhuruar nuses së re nga dhëndëri dhe familja e tij pas natën e dasmës. Edith e donte qytetin dhe shpesh jetonte atje. Kur vdiq ajo u varros në varrezën e Manastirit benediktin të Shën Maurice, rindërtuar më vonë si katedrale. Në vitin 937, Magdeburgu ishte selia e një asambleje mbretërore. Otto I vizitonte në mënyrë të përsëritur Magdeburgun dhe u varros edhe ai në katedrale. Ai i dha Manastirit të drejtën për të marrë ardhura nga të dhjetat ndryshme dhe puna angari nga fshatrat përreth.