Jump to content

Manastiri i Apolonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Manastiri Apolonise)
Manastiri i Shën Mërisë në Apoloni
Manastiri i Apolonisë

Në maje te se përpjetës se vogël që ndodhet mbi fshatin Pojan, ngrihet manastiri i Shën Mërisë se Apolonisë. I ndërtuar qindra vjet me pare në një maje kodre, ai mban nen vete, si në "një djep te përmbysur", qytetin antik te Apolonisë, nga i cili ato pak rrënoja te mbetura duken sikur, tretin vështrim tej në detin Adriatik.

Kisha e Shën Mërisë se Apolonisë është një nga monumentet me te rëndësishme arkitektonike te kultit mesjetar në Shqipëri. Deri me sot te gjithë autoret që kane studiuar për te si, Aleksudhi, Paç, Prashniker, Puzanova, Dhamo, Popa, Meksi, etj, kane nxjerre konkluzione që nuk përputhen rreth vitit te ndërtimit dhe ktitorit-dhurusit te Manastirit. Kjo për arsye te mungesës se mbishkrimit themelor që dëshmon datën e sakte te ndërtimit te tij. Te ndodhur në këto kushte, autoret e mësipërm, janë përpjekur te nxjerrin konkluzione në mënyre te tërthorte, duke u detyruar te mbështeten në piktura, mbishkrime dhe stile arkitektonike, që i ruan në vetvete ky manastir. Mendimet e shprehura deri me sot dhe që nuk përputhen, nisen nga interpretimi i mbishkrimeve me date, në muret e objektit dhe i pikturës murale në murin perëndimor te kishës. Në ketë afresk paraqitet familja Perandorake Bizantine e Mihalit te VIII-te Paleologut, se bashku me te birin e tij, Andronikun e II-te dhe persona te tjerë. Në ketë skene janë pikturuar tete persona te veshur me veshje mbretërore. Në qendër te pikturës mbi një sfond blu qëndrojnë tre anëtaret e familjes Perandorake. Mihali ndodhet në pozicion dominues, si figure qendrore. Në te majte te tij, është vendosur e shoqja, Perandoresha Theodhora. Midis tyre ndodhet i biri, Androniku i II-te, mbi kokën e te cilit lexohet mbishkrimi greqisht : "Androniku besnik me Krishtin, Perëndinë, mbret i Romejve, Komnen, Duke, Angelos, Paleologu". Në anën e majte te figurës se Perandorit, është pikturuar Shën Mëria, e cila mban në duar maketin e kishës te kthyer nga Perandori. Ky i fundit është vendosur në një qëndrim pozant e solemn i veshur me stoli Perandorake, midis dy figurave te tjera.

Fakti që perandori Mihal i VIII-te (1259-1281), i dhuron Shën Mërisë maketin e kishës, tregon se ai ishte ktitori i rindërtimit te kishës se Manastirit, në vitet 1272-1282. Në mbishkrimet e kësaj pikture përmendet një diplome Perandorake, dhuruar manastirit nga Perandori Manuel Komnen (1143-1180). Kjo dëshmi është një fakt tjetër, që tregon se, manastiri është ndërtuar përpara shekullit te XII, dhe se ai ka qene një manastir i rëndësishëm, përfaqësues i Pushtetit Feudal në ketë zone, derisa behet objekt i një diplome. Me ketë akt, Perandori Manuel "Mbrojtës i Klerit", u garantoi në mënyre solemne manastireve pronat ekzistuese, madje ju dha atyre privilegje te mëdha dhe te drejta imuniteti. Sipas A. Meksit kjo pikture me përmasa 1,32 m x 3,30 m, është e vetmja në artin Bizantin, që paraqet se bashku këto figura historike. Mihali i VIII-te Paleolog luftoi në vitet 1280-1281 kundër Anzhuineve te Napolit në territoret rreth Beratit. I biri i tij, Androniku i II-te, që bashkesundoi me te atin (1268-1281) luftoi në këto vise kundër po te njëjtit kundërshtar në vitin 1290, ku pati edhe sukses.

Historia se si u veprua me ketë pikture është e tille: Për ta ruajtur atë nga agravimi në fillim te viteve 70-te te shekulli XX, ndërhyri Instituti i Monumenteve te kulturës në Tirane. "Specialistet" e tij e izoluan afreskun me një kornize xhami. Nen veprimin e nxehtësisë që përftohej brenda kornizës afresku u agravua me shume due u katandisur në një gjendje te keqe, në te cilën ndodhet edhe sot.

Kompleksi i Manastirit te Marise Hyjlindese përbehet, nga kisha e Shën Mërisë, paraklisi i Shën Mitrit dhe skevofilakioni (vendi i enëve te kultit), te cilët i janë ngjitur kishës në anën veriore. Pjesë te manastirit janë edhe trapezeria, që ndodhet në murin rrethues, kembanorja dhe konakët e ndërtuar në shekullin XVIII, te cilët i japin objektit forme katërkëndëshi. Pikërisht në oborrin e këtij manastiri, në mesin e tij gjendet kisha e Shën Mërisë. Ajo përbehet nga kater pjesë : ekzonarteksi (portiku), narteksi, naosi dhe altari. Muri perëndimor i ekzonarteksit është shtuar me vone. Ai formohet nga një kolonade e stilit Romanik, i përbëre nga tete shtylla gjashtëkëndëshe, me diametër 0,14 m dhe 1,15 m te larta. Shtyllat kane si baze 4 radhe pllakash dhe kapitelet e tyre kane te gdhendur figura kafshësh fantastike.

Altar-vendi i flijimit, ose i organizimit te ritualeve fetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Naos- salla e brendshme e kishës.
  • Abside- pjesa gjysmëharkore e kishës që gjendet përgjithësisht në pjesën lindore te saj.
  • Trapezeri- mence që përdorej nga murgjit për te ngrëne vaktet e ushqimit.
  • Narteks (ekzonarteks)- oborri i kishës i cili mbulohet me çati është i brendshëm ose i jashtëm.

Kjo kolonade Romanike është e pazakonte për një kishe te stilit bizantin, siç është kisha e Shën Mërisë që është ndërtuar në variantin Kryeqytetas (Kostandinopojas). Duke u nisur nga ky fakt, studiuesja italiane Patricia Balenci kostaton se, kjo kolonade është identike me kolonaden e Portikut te kishës se Shën Benediktit në Konversane te Pulias (Itali). Kështu, Balenci mendon se, Portiku i kishës se Shën Mërisë, është ndërtuar gjate Pushtimeve te Normaneve te Napolit, mbase gjate ekspeditave te para ushtarake te tyre në Shqipëri gjate viteve 1081, ose 1107-1108. Konstruksioni i kishës përbehet prej dy brezash. Pjesa e poshtme e saj është ndërtuar me gurë te latuar antike. Pjesa e sipërme përbehet prej tullash te lidhura me llaç. Gurët dhe tullat që janë përdorur për te ndërtuar ketë faltore janë marre prej rrënojave antike. Në ketë kishe kubeja mbështetet mbi kater shtylla te rrumbullakëta. Ato lidhen me muret dhe midis tyre me qemerë. Kubeja është e rrumbullaket dhe përjashta sipër çatise e gjithë sipërfaqja e saj është me dritare te verbëta me harqe. Naosi ka forme katërkëndëshi dhe ndahet nga altari me një ikonostas druri. Ndikim te stilit romanik kemi edhe tek kapitelet e kolonave te Naosi, te cilat janë te ngjashme dy e nga dy, me njëra-tjetrën. Faltorja ka dhe një kembanore, e cila është ndërtuar mbi murin e Portikut. Në murin verior te kishës nga ana e jashtme janë ndërtuar me vone dy shtesa: një depo për vendosjen e sendeve kishtare, e cila ka një dere në altar. Ngjitur me ketë depo është Paraliksi i Shën Mitrit, i cili e ka hyrjen nga jashtë. Trapezeria e manastirit te Apolonisë përben te vetmin rast te një ndërtese manastiri që ruhet akoma në Shqipëri qysh nga periudha e mesjetës. Ajo ndodhet në pjesën perëndimore te manastirit dhe përbehet prej 3 absidash. Muri i trapezerise është ndërtuar me te njëjtën teknike si muret e kishës, diku gjate shekullit te XIV.

Nga forma katërkëndëshe e manastirit, pjesa veriore dhe perëndimore janë godina 2 kateshe dhe formojnë konakët. Në konakun verior dhe muret lindore dhe jugore janë krijuar ambiente muzeale, ku janë ekspozuar objekte antike nga zbulimet arkeologjike te Apolonisë. Tre studiues te këtij manastiri si Aleksudhi, Leon Hezej dhe Dome mendojnë se, kisha e Shën Mërisë duhet te jete ndërtuar mbi themelet e faltores (tempullit) se Apolonit. Sipas traditës shume nga tempujt pagane në vitet e pare te Kristianizimit u kthyen në objekte kishtare.

Përveç mbishkrimeve te përmendura me sipër që i përkisnin pikturës murale te ekzonarteksit, në muret e kishës se Shën Mërisë ka edhe një sere mbishkrimesh te tjera. Mbishkrimi me i vjetër është ai që gjendet në absidën e kishës. Ai i përket vitit 1250. Ndërsa në murin verior në një mur që lidh faltoren me paraklisin e Shën Mitrit, ndodhet një fragment pikture me një mbishkrim që flet për Kalien dhe Sebastokratorin Joan. Këtu jepet dhe viti 1292. Po në murin verior, në Portik ndodhet një mbishkrim tjetër i gdhendur. Ky shkrim shume i dëmtuar, i përket gurit te varrit te një murgu te manastirit dhe mban datën 6 dhjetor, dita e premte, ora 9, viti 1381. Mbishkrimi i fundit është po një tjetër gur varri, i murosur, me një shkrim prej 3 rreshtash me germa te mëdha, që i përket po një tjetër murgu, i cili mban datën e vdekjes 31 Mars 1350.

Në murin jugor pranë çatise është vendosur një relieve që përmban një kryq monogram dhe një shqiponje. Deri me sot nuk shpjegohet domethënia e këtij simboli dhe arsyet e vendosjes se tij.

Pikturat murale te manastirit te Pojanit i përkasin tërësisht artit Bizantin. Këtu ballafaqohemi me një art impulsiv dhe me një "qëndrim artistik krijues". Sipas studiueses Dh. Dhamo, në këto figura paraqiten njerëz te shëndetshëm, energjik e te shkathet me gjeste dhe mimike te gjallëruar. Në skenat e afreskeve, shenjtoret zbulohen në marrëdhëniet "intime njerëzore". Këto i ndeshim tek dy afresket e trapezerise, siç është "Darka Mistike". Vlerat artistike dhe origjinaliteti janë çmuar edhe nga studiues te huaj. Austriaku Bushhauzen i quan këto prodhime si, stil te shkollës se Mitilinit. Në këto afreske ndihet orientimi nga tradita e artit antik. Ashtu si kisha dhe trapezeria (menca) janë pikturuar nga e njëjta dore e cila dhe sot mbetet anonime.

Ndërsa studiuesja Dh. Dhamo mendon duke u nisur nga ngjashmëria e këtyre afreskeve, me ato te pikturuara në kishën e Kurjanit dhe te Perëndisë (Berat) se, janë pikturuar nga piktori Mihal Astrapa dhe teljeja e tij, në kufirin ndarës midis shekullit XIII-XIV. Afresket e kishës se Pojanit u dëmtuan rende gjate fillim shekullit te XIX. Peshkopi i Beratit Anthim Aleksudhi tregon se gjate vitit 1853 afresjet e dëmtuara te kishës se Shën Mërisë u mbuluan me gëlqere.

Qendër arsimi dhe kulture

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjate mesjetës feudale çdo manastir ishte njëkohësisht vater kulture dhe arsimi. Në ambientet e tij kishte biblioteka dhe shkolla te ulëta. Në to murgjit merreshin me studimin, kopjimin dhe sistemimin e dorëshkrimeve te vjetra. Murgjit shërbenin si mësues në shkolla fillore te cilat pregatitnin klerikë te thjeshte për nevojat e klerit.

Shkolla që funksiononte në ambientet e manastirit te Shën Mërisë ishte shkolle e ulet. Mësimet në te zhvilloheshin në gjuhen Greke. Në ketë shkolle morën mësimet e para disa prej përfaqësuesve te shquar te periudhës se rilindjes kombëtare dhe pavarësisë si patriotet, At Isaija dhe Jani Minga.

Në vitin 1920 shkolla Greke në ketë manastir ja lëshoi vendin shkollës shqipe, e cila funksionoi këtu deri në mesin e viteve 1950. Në ambientet e këtij manastiri shkroi një pjesë te veprave te tij letrare shkrimtari Jakov Xoxa, një prej prozatorëve shqiptare te viteve 1950-1970.

Në vitet 1960 me objektet e gjetura në gërmimet e kryera në rrënojat e Apolonisë antike u ngrit në anën veriore dhe lindore te manastirit muzeu Arkeologjik i cili funksionon edhe sot si qendër kulturore. Manastiri i Apolonisë përveç te qenit një qendër kishtare, historike, kulturore dhe turistike, mbetet edhe në te ardhmen një nga monumentet me te rëndësishme kulturore në Shqipëri. Monumenti është një nga dëshmitë me te rëndësishme te zhvillimit që njohu vendi ynë në fushën e arkitekturës dhe pikturës, te cilat nuk janë gjë tjetër veçse, vazhdim i traditës me te mire vendase në këto fusha.

  • Autori Ilirjan Gjika "Manastiri i Apolonisë" www.t669.net