Jump to content

Matja e rezistencës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Matja e rezistences)

Matja e rezistencës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Materialet sipas vetive elektrike ndahen në përçues,gjysmëpërçues dhe izolator. Përçuesit ndahen në përçues te klasës së parë dhe përçues të klasës së dytë. Ne klasën e parë marrin pjesë përçuesit në të cilët nuk ndikon (nuk I ndryshon karakteristikat kimike) kalimi I rrymës se vazhduar. Në ketë grup hyjnë:

  • Metalet
  • Legurat e tyre dhe
  • Karboni.

Në klasën e dytë bëjnë pjesë përçuesit në të cilët kalimi I rrymës së vazhduar shkakton zbërthime kimike,e ato janë tretjet e:

  • kripërave
  • bazave dhe të
  • thartirave në ujë

Nga pikëpamja e matjes rezistoret ndahen në:

  • rezistorë me rezistencë të vogël deri ne 1 Ω
  • rezistorë me rezistencë të mesme prej 1 Ω deri ne 100 k Ω dhe
  • rezistorë me rezistencë të madhe me shume se 100 k Ω

Për matjen e rezistencave te vogla përdoret ura e dyfishte e Tomsonit,kurse për rezistenca të mesme përdoren :

  • Metoda e ampermetrit dhe e voltmetrit ,
  • Metoda e voltmetrit dhe te rezistorit te njohur.
  • Metoda e ampermetrit dhe e rezistorit te njohur,
  • Ommetri etj.

Për matjen e rezistoreve me rezistence me te madhe se 100 k Ω përdoren këto metoda:

  • Metoda e Voltmetrit ,
  • Megometri,
  • Megometri me bobina te kryqëzuara
  • Megometri elektronik etj.

Gjate matjes se rezistencës se rezistoreve me rezistencë te vogël dhe te mesme duhet pasur parasysh ndryshimin e rezistencës me ndërrimin e temperaturës .Te metalet dhe legurat e tyre(te përçuesit) me rritjen e temperaturës zvogëlohet përçueshmëria,pra rritet rezistenca ,kurse te gjysmëperçueist me rritjen e temperaturës rritet përçueshmëria ,pra zvogëlohet rezistenca. Mirëpo ndryshimi I rezistencës me temperature te rezistorët e mesëm dhe te vegjël është relativisht I vogël,prandaj vlera mund të llogaritet si konstante. Ne grupin e rezistorëve me rezistence te madhe marrin pjesë kryesisht izolatorët .Edhe pse izolatorët shërbejnë për të bërë izolimin e ndonjë përçuesi apo për izolimin e një pllake te kondensatorit prej pllakës tjetër (dielektriku) etj., prapëseprapë ne izolatorë do të ketë sasi sado te vogël te rrymës ,pra nuk kemi izolator te përkryer. Vlera e rezistencës ne përçues ,pak a shume është konstante,kurse te izolatorët vlera e rezistencës varet prej metodës matëse dhe kushteve ne te cilat është ber matja ,pra kjo vlere varet prej substancave te jashtme (lagështia,thartirat etj.)


  • Prof.Dr.Ali V.Gashi, Matjet elektrike, Fakulteti i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, Prishtinë 2011
  • Prof.Jusuf H.Gacaferri, Matjet elektrike 1, Fakulteti teknik