Medardo Rosso
Lindi ne Turin, Itali ne 1858. Ne moshen 12 vjecare levizi me familjen e tij ne Milan. Pasi mbaroi ushtrine, filloi te studionte pikture dhe skulpture tek Akademia Brera ne Milan (1882). Kulmi i karieres se tij ishte viti 1883 kur ai krijoi skulpturen e tij te pare me material parafine (dylle, material me te cilet behen dhe qirinjte). Ne vitin 1889 levizi ne Paris, ku u be shok me Auguste Rodin. Punimet e tij jane shume te njohura ne muzeumet Europiane. Skulpturen e fundit e perfundoi ne Londer ne vitin 1906, titulluar Ecce puer.
Me ne fund ne SHBA, studimi me i rendesishem gjate ketyre 40 viteve te fundit, mbi punimet e Medardo Rosso (1858-1928), nje nga figurat e para te skulptures moderne. Kjo ekspozite e tij titulluar " Impresionet e dyta" do te prezantohet fillimisht nga Muzeu i Arteve te Universitetit te Harvard (Harvard's Arthur M. Sackler Museum, ekspozita do te zgjase deri ne 26 tetor) ; me pas do te prezantohet nga Muzeu i Arteve ne Saint Louis, Missouri (21 Nentor, 2003 - 29 shkurt, 2004) ; dhe se fundmi do te prezantohet nga Qendra e Skulptures Nasher ne Dallas, Texas (3 prill 2004 deri ne 20 qershor, 2004).
Kjo ekspozite do te perqendrohet ne 5 periudhat me te rendesishme te Roosos :
1. Aetas aurea (Periudha e Floririt) 1886-1887 2. Grande riuse (Grate e medha duke qeshur) 1891 3. Bambino ebreo (Djali çifut) 1892-1893 4. Zanaçiu i librave 1894 5. Ecce puer 1906
Punimet e Rossos dhe teknikat e perdorura ne to shprehin qarte transformimet e artit gjate shek te 19te. Ai kaloi nga detajet reale tek vigorozja, skecet dhe modelet. Ne punimet e tij vihet re perdorimi i dendur i parafines (ne vend te bronxit i cili perdorej me pare).