Mehmet Ballazhi
Mehmet Ballazhi, i lindur më 09.04.1967 në fshatin Puset e Nikës, Hani i Elezit. Shkollimin fillor e kreu në Han të Elezit, kurse gjimnazin në Kaçanik. Ka mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” në Prishtinë, Shkollën e Oficerëve të Karrierës në Akademinë e Mbrojtjes “Hamëz Jashari”, si dhe Fakultetin e “Gjuhë dhe Letërsi Gjermane” në Universitetin e Tetovës.
I rritur në familje me traditë atdhetare, qysh i ri ka qenë i përkushtuar në çështjet kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Veprimtaria e tij kombëtare dhe politike:
– Që nga viti 1985 ishte pjesëtar i grupit ilegal “Kushtrimi”;
– Për veprimtari politke, në vitin 1987 dënohet me 2 vjet burgim;
– Në janar të 1990 ishte organizator i demostratave për liri dhe demokraci në Han të Elezit, ku arrestohet dhe dënohet me 30 ditë burgim.
– Ishte pjesëtar aktiv i “Lëvizja Kombëtare”;
– Angazhimin kombëtar e vazhdoi edhe tek “Vendlindja Thërret”;
– Pjesëmarrës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, fillimisht në Tropojë, pastaj përmes Pashtrikut me grupin e Kaçanikut të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, e pas një periudhe të shkurtër me urdhër të komandës caktohet si kordinator në njësitin e Puset e Nikës, ku dhe qëndron deri në përfundim të luftës si zv.Komandant i Brigadës 164 “Gafurr Loku” në Han të Elezit.
– Pas luftës shërbeu si mësimdhënës i gjuhës shqipe;
– Ishte Shef i Shtabit të Brigadës 362 “Agim Bajrami” të Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Kaçanik.
– Poashtu pjesëmarrës në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Brigadën 115 “Radushë” në luftën në Maqedoni.
– Në mandatin 2017-2021 ka qenë shef i grupit të asambleistëve nga radhët e PDK në Kuvendin Komunal-Hani i Elezit.
– Ka shërbyer si mësimdhënës i gjuhës gjermane në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” deri në 2021.
Aktualisht Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit.
Është i martuar, baba i tre fëmijëve.
Shikoni dhe Facebook
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]