Mejtepi Sibjan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Sibjan mejtebi ishte një shkollë fillore fetare myslimane e cila ka vepruar në kohën e Perandorisë Osmane e në disa vende ballkanike ka funksionuar deri në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Në këto shkolla nxënësit mësonin njohuri elementare fetare islame, shkrim-leximin dhe pak aritmetikë, ndërsa mbretëronte të mësuarit mekanik dhe memorizimi (të mësuarit përmendësh). Në mësimdhënien e këtyre shkollave theksi vihej në ritualin fetar duke u mbështetur në tekste nga Kurani të cilat përdoreshin në lutje, etika islame, e kështu me radhë. Ato nuk ishin një organizim i rregulltë shkollor. [1]

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Komisioni për Ruajtjen e Monumenteve Kombëtare të Bosnjës dhe Hercegovinës Vendimi për shpalljen e Ndërtesës Historike - Mejtep (Mejtef) ibtidaija në Stolac si Monument Kombëtar i Bosnjës dhe Hercegovinës më 7 tetor 2003 (qasur më 10 nëntor 2018)