Mendime të brëndshme
Autor | Masiela Lusha |
---|---|
Shteti | Shqipëria |
Gjuha | shqip, anglisht |
Zhanri | poezi |
Botoi | G&D Publishing |
Faqe | 32 |
ISBN | ISBN 0-9668409-0-9 |
Mendime të brëndshme është një përmbledhje poetike në dy gjuhë e autores amerikano/shqiptare Masiela Lusha. Ky vëllim është vepra e saj e parë dhe është botuar në vitin 1998, (në 500 kopje, prej të cilave 200 kopje ishin shitur me $500/për libër në E-bay) nga G&D Publishing Co. në Detroit, Michigan, USA.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përmbledhja poetike Mendime te Brëndshme ( "Inner Thoughts" titulli original) ka 21 poezi të shkruara në atë kohë, kur Masiela Lusha ishte vetëm 11-12 vjecare. Këto vargje kanë një karakter dashamirës, nostalgjik dhe mall për atdheun. Lirikat e Lushës janë të ëmbla dhe tepër kuptimplote në të dyja gjuhët si shqip ashtu edhe në anglisht. Shkruan ajo për macen e saj të humbur, kërkon atdheun diku nëpër glob, qan për shokun e klasës që vdiq ende I parritur dhe përlotet ajo kur shikon fëmijët që vazhdojnë të enden nëpër botë të uritur.
Ky libër është I mbushur me vizatime dhe illustrime të ndryshme të krijuara nga fantazia e autores.
Masiela Lusha ëshë gjithashtu dhe autore a kopertinës së këtij libri.
Vëllimi poetik MENDIME TE BRENDSHME e bëri Masiela Lushën poeten më të re në botë që ka shkruajtur një libër me poezi në dy gjuhë të huaja, illustrimet, dhe kopertinën e librit në moshën 12-vjecare.
Po japim këtu poezinë që fitoi cmimin: "Njëra nga dhjetë poetet më të talentuara për Amerikën veriore" 1998:
DHIMBJE NË VETVETE
Kjo dhimbje brënda meje pse po shtohet? .
Dhe nga unë nuk do që të largohet,
Vështroj njerzit që drejtimin ndërrojnë .
Sapo jetimët shikojnë…
Kur mëngjesi zbardhon dhe ata rrugëve vërtiten.
Eshtë ky një trishtim?
Çfarë mund të them…
dhimbja në vetvete po më rritet…