Jump to content

Meteorologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Metereologjia)

Meteorologjia është shkencë, e cila studion të gjitha dukuritë fizike në mbështjellësin ajror rreth Tokës, respektivisht në Atmosferë. Përveç kësaj, metereologjia studion edhe disa dukuri fizike, të cilat zhvillohen në vetë sipërfaqen e tokës, e poashtu edhe në shtresat e sipërme të tokës. Sepse, dukuritë atmosferike nuk ndodhin të izoluara, por janë në lidhje të ngushtë, si në mes veti, ashtu me procese dhe dukuri, të cilat ndodhin në siperfaqen e tokës, në shtresën sipërfaqësore të tokës (deri afro 20-15 m thellësi) dhe në mbështjellsin ajror rreth tokës.

Veprimtaria Hidreometeorologjike në Kosovë ka filluar ne vitin 1922 kur në kufirin shqiptaro-shqiptar në Vërmicë është vendosur një latë (hidrometër) dhe limnigraf në lumin Drini i Bardhë. Po në atë pikë monitoruese datojnë edhe matjet e para klimatologjike. Rrjetat monitoruese janë shtri sipas ujërrjedhave përkatësisht pellgjeve të Kosovës dhe stacionet meteorologjike kanë qenë të shpërndara sipas gjerësisë gjeografike me qëllim të evidentimit dhe saktësimit të elementeve dhe dukurive meteorologjike.