Misioni i Ministrisë së Mbrojtjes
1. Ministria e Mbrojtjes ka për mision ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të veta në përputhje me Kushtetutën, Strategjinë e Sigurimit, Politikën e Mbrojtjes, Strategjinë Ushtarake dhe ligjet e tjera të Republikës së Shqipërisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore që sigurojnë mbrojtjen e vendit. Ministria e Mbrojtjes është në varësi të drejtpërdrejt të Këshillit të Ministrave. Ajo përbëhet nga administrata e Ministrit dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA.
2. Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse përpara Presidentit të Republikës, Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e vendit duke zbatuar funksionet e mëposhtme :
Përfaqësimin në organet e lartpërmendura dhe në Këshillin e Sigurimit Kombëtar duke dhënë mendim të specializuar për problemet e mbrojtjes, zhvillimit të Forcave të Armatosura dhe integrimit në NATO, pasqyrimin në programin e zhvillimit perspektiv të FA, të politikave dhe direktivave të qeverisë në fushën e mbrojtjes, në fushën sociale, në atë të integrimit, zhvillimit e modernizimit të FA në nivelin e kërkesave të kohës, sigurimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me bazë mirëbesimi në fushën ushtarake, ndërmjet shteteve. Ndërton politika e praktika që favorizojnë bashkëpunimin, përcaktimin e prioriteteve dhe synimeve të cilat krijojnë hapësira bashkëpunimi në interes të rritjes së sigurisë kolektive dhe plotësimin e interesave të vendit, ndërtimin e politikave të përshtatshme arsimimi për të gjithë personelin e FA duke synuar shkallë të lartë motivimi; standartizim të veprimtarisë së brendshme në FA dhe integrim normal në shoqëri, sigurimin e mbarëvajtjes së brendshme në FA në përputhje me zhvillimet e tjera shoqërore duke siguruar menaxhim optimal të burimeve njerëzore, financiare e materiale, me qëllim që zhvillimi e modernizimi i FA të jetë kurdoherë e në cdo rrethanë në përputhje me zhvillimet politike e ushtarake në rajon e më gjerë, hartimin e programeve të bashkëpunimit me të gjitha institucionet e tjera shtetërore në funksion të angazhimeve të tyre ligjore për zbatimin e kërkesave të Strategjisë së Sigurimit dhe Politikës së Mbrojtjes, si për mbrojtjen e vendit ashtu edhe për përballimin e fatkeqësive natyrore.