Jump to content

Mitra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mitra duke sakrifikuar një dem në museun(Louvre-Lens) në Francë

Mitra (greq. Mithras, Mithres ose Mithra) - zoti persian i dritës, kulti i të cilit ka depërtuar deri në Romë, dhe njësoj edhe në Greqi.

Pasi që drita dhe dielli janë të lidhura ngushtë në mes veti Mitra dikur konsiderohej edhe zot i diellit. Në atdheun e vet iranian dhe pastaj edhe në botën greko-romake ka qenë zot i dritës që i shndrit lartë para daljes së diellit. Gjoja se ka lindur nga shkëmbi me 25 dhjetor dhe të parët që i kanë shprehur respekt kanë qenë barinjtë. Në botë e ka sjellë me vete kapuçin frigjias, thikën dhe harkun. Kur u rrit hyri në luftë me zotin e diellit dhe fitoi. Me urdhrat e tij i kreu disa detyra të rënda: e zuri dhe e theri demin e fuqishëm dhe u bë drita e botës. U ndihmonte njerëzve në fatkeqësi, i mbronte në mejrime dhe lufta; kërkonte prej tyre jetën e pastër dhe të frenuar dhe për përfilljen e saktë të parimeve morale të caktuara të cilët në mes vetes quheshin vëllazër, u premtonte lumturinë e amshueshme në botën pas vdekjes. I përcillte shpirtrat e të vdekurve në botën pas vdekjes ku u jipte pije prej vere dhe demit të therur, që ua siguronte pavdekshmërinë. Poqese e kanë merituar, nëpër shkallë me shtatë shkelëse i çonte në lartësi të dritës së pastër. Simbolet e tij ishin luani, demi dhe shqiponja.

Për kuptimin greko-romak kulti i Mitrës ka qenë tejet i lashtë. Që nga shek, XIV para e.s. është ruajtur biseda e Mushilit, mbretit hetit, me sunduesin e mitanëve në të cilën Mitra ftohet për dëshmitar dhe mbrojtës. Kjo do të thotë se Mitra ka depërtuar deri në Azi të Vogël ku pastaj janë njohur me të edhe kolonialistët grekë. Në Greqi me shekuj nuk është përqafuar, por më tepër është përqafuar në Romë kah fundi i Republikës, ku ka arritur për mes lidhjeve tregtare, pastaj me kthimin e legjioneve lindore dhe më në fund përmes skllaveve nga lindja në mesin e të cilëve ka pasur shumë ithtarë. Lulëzimi më i madh i kultit të Mitrës është shënuar në gjysmën e dytë të shek. III të e.s., dhe pastaj ia lëshon vendin krishterimit me të cilin ka pasur mjaft elemente të përbashkëta (data e lindjes së Mitrës dhe të Krishtit, pagëzimi me zhytje në ujë [në ritin lindor], dogma për pavdekshmërinë e shpirtit, rregullat themelore morale, simbolet e shumta etj.).

Në Romë Mitra ka pasur shumë shenjtnore, rëndom në nëntokë të rregulluara për darka të përbashkëta të besimtarëve. Shenjtnorja më e ruajtur është nën absidën e kishës së Shën Klementit në Lateran. Pamjet e tij janë ruajtur veçmas në relieve. Pjesa dërmuese janë nga shekujt e parë të e.s. dhe në mesin e tyre veçmas dallohet Mithras Tauroktonos (Mitra që e therr de¬min). Koka e Mitrës prej bronze nga shek. II i e.s. nga Sisaku dhe gjendet në Muzeun Arkeologjik në Zagreb-Kroaci. Në nekropolen antike në Shempetër te Ptuji-Slloveni gjenden poashtu edhe gërmimet e Mitres, të tempullit të dedikuar zotit Mitra. Dëshmi për kultin e Mitrës në Dardaninë antike kemi mjaftë si: Janjevë, Prizren-Republika e Kosovës, Lopatë afër Kumanovës, te Osmakova, jo larg Bella Pallankës, te fshati Radesha (Pirot), në fshatin Rashnja te Aleksinci dhe në Ravne (Timacum minus).