Mjekësia nukleare
Appearance
Mjekësia nukleare është disiplinë e mjkësisë që për objekt studimi ka bërthamën e qëlizës.
Mjekësia nukleare është një nga disiplinat më të reja në mjekësi që merret me aplikimin e izotopeve radioaktive për qëllime diagnostike dhe terapeutike. Për meritat e futjes së izotopeve radioaktive si substanca shënuese ("tracer") në hulumtimet biologjike Georg von Hevesy është shpërblyer me çmimin Nobel në vitin 1943. Sot izotopet radioaktive kanë gjetur përdorim në pothuaj të gjithë lëmenjtë hulumtues dhe klinike në mjekësi. Si një degë multidisiplinare, Mjekësia nukleare kërkon njohjen e bazave të fizikës, kimisë, elektronikës dhe informatikës për kuptimin e drejt të aspekteve të aplikimit të izotopeve.