Morgeloni
Sipas Fondacionit të Kërkimeve rreth Morgelonit, rreth 14.000 persona në të gjithë botën vuajnë nga ndjesia e zvarritjeve, pickimeve, djegjes, kruajtjes dhe shpërthimi i fibrave të çuditshme blu, të zeza dhe të kuqe që karakterizojnë këtë sëmundje.
Kjo sëmundje gjithashtu shoqërohet në shumicën e rasteve me rraskapitje, humbje të përkohshme të kujtesës, dhimbje nyjesh dhe ndryshime të imazheve vizuale. Ky grupim simptomash u quajt Morgelon në vitin 2002, nga një nënë e cila besonte se djali i saj dy vjeçar vuante nga kjo sëmundje. Emërtimi vjen nga shek. 17, kur në Francë u shfaq një gjendje e çuditshme e lëkurës dhe kur fëmijët vdiqën në mënyrë misterioze, pasi i kishin dalë "flokë të zinj". Megjithatë, ka një debat shumë të gjërë rreth faktit, nëse kjo gjendje e lëkurës ekziston me të vërtetë.
Në mars të vitit 2008, Gazeta e "Terapisë Dermatologjike" raportoi se shumica e doktorëve besonin se kjo sëmundje mund të ishte një formë iluzioni, gjatë së cilit të sëmurët besonin se ishin të infektuar nga një lloj paraziti. Në këtë mënyrë, fibrat që shfaqeshin në mënyrë misterioze në lëkurë mund të ishin thjesht ekzema apo zgjebe. Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ka pranuar kohët e fundit se duhet bërë një kërkim shkencor intensiv rreth kësaj sëmundjeje të pashpjegueshme dhe që po prek gjithnjë e më shumë njerëz.