Jump to content

Murom

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Three historic abbeys grace the city center
The main church of the Trinity convent (1642-1643)

Murom (rusisht: Муром) qytet i moçëm rus me 20 rrugë gjithsej është një thesar i vërtetë përkatësisht historisë së vet. Muromi numëron në arkivin e vet historik 6 shenjtorë çudibërës, 4 manastirë, 5 kisha dhe një kreshnik legjendar. Atë e quanin Ilia Muromec dhe është i njohur ai me legjendën e vrasjes së dragoit me tre koka dhe shpartallimin e hordhive të panumërta të armiqve që synonin pushtimin e tokës mëmë. Për nga domethënia, rëndësia që ka për kulturën sllave ai mund të krahasohet vetëm me mbretin britanik Artur ose me Zigfridin skandinav. Emri i qytetit është përmendur për herë të parë në kronikën e shekullit të IX-të. Ai e merr prejardhjen e vet nga emri i një fisi fino-ugor, pjesëtarët e të cilit quheshin muromë. Ky fis jetonte atëherë në bregun e lartë të lumit të gjerë e ujëplotë Oka, mëngë e lumit Vollga. Gjatë disa shekujve me radhë qyteti ka qenë periferi kufitare e Kievskaja Rus. Atje internoheshin liderët rebelë politikë. Në tokën e këtij qyteti janë zhvilluar beteja të përgjakshme midis kniazëve (princëve). Ndoshta pikërisht për këtë arsye eposi mbi kreshnikun më të famshëm rus Ilia Muromec lindi në këtë tokë.

Në shekullin e XVI Muromi ka qenë post pararojë për fushatat ushtarake të carit Ivani i Tmerrshëm i IV në Kanstvon e Kazanit. Fushata e parë e tij përfundoi me disfatë. Për të dytën cari u përgatit më mirë dhe Kazani iu nënshtrua atij. Në qytetin Murom ekzistojnë 4 manastire: 2 burrash dhe 2 grash. Manastiri Svjato-Bllagoveshenskij pranon me kënaqësi pelegrinët duke i siguruar ata me strehë mbi kokë dhe ushqim falas. Në anën tjetër të rrugës, përballë manastirit të burrave, lartësohet manastiri i grave - Svjato-Troick. Me këtë manastir është e lidhur një histori, legjendë romantike, bile mistike mund të thuhet. Në të prehen eshtrat e të shenjtëve: Kniaz Pjotrit dhe bashkëshortes së tij Fevronia (Efrosinia). Kjo histori ndodhi në fillim të shekullit të XIII: Kniazi i Muromit u sëmur me lebër (gërbulë) dhe atë mundi ta shëronte vetëm një vajzë e thjeshtë fshatare. Ata u martuan, kaluan një jetë të lumtur familjare deri në pleqëri dhe vdiqën në një ditë. Kniazi dhe gruaja e tij bile e lanë me amanet që ata ti varrosin në një arkivol, por kërkesën e tyre nuk e plotësuan. Rituali fetar nuk e lejonte një gjë të tillë. Ndërsa kur erdhi dita e varrimit të dyja kufomat u ndodhën në një arkivol dhe ishte e pamundur të ndaheshin nga njëra tjetra. Kështu dhe shkuan ata në botën tjetër të pandarë. Që nga ajo kohë Kniazi dhe gruaja e tij quhen në Rusi si shenjtët mbrojtës të familjes. Aktualisht Muromi është një qytet i qetë patriarkal rus. Populli i tij është shumë dashamirës dhe mikpritës, natyra në ato vise është përrallore, kurse në periferitë e tij ka itinerarë të mrekullueshëm për turistët. Varianti më i lehtë i të gjeturit strehë në qytet është hoteli "Murom" pranë stacionit të autobusëve. Më tepër ekzotikë ka në kompleksin turistik "Çifligu i Muromskut": Atje janë ndërtuar godina prej druri në stilin e banesave të kniazëve, dhomat në to janë me oxhak (camino), në restorant mbizotëron kuzhina kombëtare dhe ka banja të vërteta ruse me avull. Në Murom më lehtë mund të shkohet me automobil ose me autobus ekskursionesh nëpërmjet autostradës Gorkovskoje. Rruga Moskë-Murom është 300 kilometra. Ndërsa nga stacioni kryeqytetas rus i trenave "Kazanskij" deri në Murom shkon një tren ekspres mjaft komod.