Jump to content

Najlloni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Najloni)

Poliamidi ose najloni u zbulua në fillimet e viteve 1930.Së pari u prodhua nga kompania amerikane Du Pont në bazë të rezultateve të shkencëtarit Wallace Carothers, ndërsa vetëm disa muaj më vonë edhe gjermanët filluan ta prodhojnë najlonin. Përfitohet me procese të ndërlikuara kimi që bëhen me acide de kripëra. Varësisht prej procesit fitohen lloje te ndryshme të najloneve me veti te ndryshme. Poliamidet (najlonet) kanë veti shumë të mira kimike dhe termike.Vetitë e tyre varen prej llojit të najloit. Disa prej llojeve janë të forta dhe të ngurta ndërsa lloje të tjera janë të buta dhe fleksibile. Janë të rezistueshëm ndaj ujit dhe deterxhenteve, mirëpo nuk i rezistojnë acideve dhe alkooleve.

Vetitë e najlloneve janë: izolimi elektrik, qëndrueshmëria ndaj korrozionit dhe qendrueshmëria mekanike