Jump to content

Nâzım Hikmet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nazim Hikmet)
Nazëm Hiqmeti

Nâzım Hikmet Ran, në shqip i njohur edhe si Nazim Hikmet (Selanik, 20 janar 1902 - Moskë, 3 qershor 1963), ishte shkrimtar, poet e dramaturg turk. Ai njihet si themeluesi i lirikës moderne turke dhe si një nga poetët më të njohur turq.

Nâzım Hikmet u lind në vitin 1902 in në Selanik si bir i një zyrtari të Ministrisë së jashtme. Datëlindjen e tij e gjejme edhe më 20 nëntor të vitit 1901. Ai u rrit kryesisht tek gjyshi i tij, që ishte gouverneur i sulltanit në Aleppo dhe më vonë Diyarbakir. 1921-24 studion në Moskë, ku bie nën ndikimin e majakovskit dhe komunizmit. 1925-26 jeton në Stamboll ku publikon në disa revista të kohës. Në vitin 1926 dënohet me 15 vjet punë të detyruar e exil për shkak të një poeme e arratiset në Moskë. Më 1928 ai kthehet në Turqi e dënohet me 7 muaj burg. Në vitin 1934-35 arrestohet sërisht e në vitin 1938 dënohet me 15 vjet burg. Veprat e tij jane të ndaluara në Turqi deri ne vitin 1965. Ato botohen vëtem jashtë vendit e shpërndahen nën dorë. Ai lirohet nga burgu në vitin 1950 mbas disa protestave ndërkombëtare. Menjëherë mbas lirimit nga burgu emërohet në ushtri dhe kërcënohet me vrasje. Nâzım Hiqmeti arratiset përseri me një varkë përmes Detit të zi. 1950-63 jeton kryesisht në Moskë. Mbas kritikes së hapur drejtuar Stalinit në Kongresin e shkrimtarëve sovjetike syrvejohet nga KGB-ja. Nâzım Hiqmeti vdiq në Moskë.

Në vitin 1951 merr çmimin ndërkombëtar të paqës (International Peace Prize) nga World Peace Council.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://web.archive.org/web/20100105224616/http://www.wienerzeitung.at/aktuell/2002/02/05/hikmet.htm