Ndërtimi i brendshëm i Tokës
Toka jonë ka një ndërtim të brendshëm edhe pse ende nuk ka njohuri të plota për ndërtimin e brendshëm të Tokës është pranuar ndarja e ndërtimit të brendshëm të saj në tri mbështjellje-gjeosfera:
- Korja e Tokës ose Litosfera
- Mbështjellsi i bërthamës (ose mantia, manteli)
- Bërthama e Tokës.
Berthama ndodhet nën mantelin e ndahet midis tyre me te ashtuquajturen me siperfaqen e Gutenbergut.Nga siperfaqa deri ne thellesi te Tokes densiteti,presioni,temperatura rriten. Nga temperatura 4000-5000 grade me rritjen e thellesise presioni rritet 1 atmosfere për Çdo 1 m ne qendër te Tokes = 3.6 milione.
Ndërtimi i brendshëm i Tokës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga sipërfaqja në drejtim te qendrës së tokës, lënda që e përbën atë është e shtresëzuar. Pra, Toka përbëhet nga tri shtresa: Korja, Manteli dhe bërthama.
Shtresa e parë mi të cilën ndodhet edhe bota e gjalle, është korja e tokës. Ajo përbën vetëm 2% të vëllimit të përgjithshëm të këtij planeti dhe është formuar nga shkëmbinj me përbërje të ndryshme, ku mbizoterojne Elemente te Tilla si silici dhe alumini. Kjo shtresë gjendet në formën e kores Kontinentale dhe kores oqeanike. Trashësia e kores kontinentale ndryshon nga 30km deri në 70km ndërsa ajo e kores oqeanike shkon 5 deri në 8 km. Nën Koren tokësore shtrihet manteli. Ai përbën 81% të vëllimit të përgjithshëm të tokës dhe është i Formuar nga shkėmbinj të fortë e të rëndë të cilët përmbajnë kryesisht silic, hekur dhe magnez. Korea e tokës bashkë me 100km e sipërm të mantelit formojnë litosferën, e cila është një shtresë e ngurtë. Nën litosferë, në një trashësi deri në 300 km shtrihet astenosfera, e cila është në gjendje të shkrirë (si llavë vullkani). Pikërisht për këtë arsye, korja kontinentale dhe ajo oqeanike vendosur mbi të, janë vazhdimisht në lëvizje. Nën Mantelin e shkrirë shtrihet bërthama e tokës, e cila ndahet në bërthamën e jashtme të shkrirë dhe në bërthamën e brendshme të ngurtë. Bërthama përbën 17% të vëllimit të tokës dhe është Formular nga shkëmbinj më të rëndë e më të fortë, ku mbizotërojnë hekuri dhe nikeli.