Ndoc Kodheli
Ndoc Kodheli është një nga fotoreporterët më të dalluar të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, ka qënë edhe Ndoc Kodheli. Me origjinë nga qyteti i Shkodrës, që është “materniteti i fotografisë”, dhe në rrethin fisnor të fotografëve Marubi (Kodheli), Ndoci filloi të merrej me fotografim qysh në bangat e gjimnazit, më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, punësohet në Shtëpinë e Oficerave të qytetit. Prej këndej nis punën në SHQUP (shtëpia qëndrore e ushtrisë, Tiranë) duke kontribuar me punimet e tij fotografike në revistën “10 korriku” dhe gazetën “Luftëtari”, disa prej të cilave edhe me vlera artistike. Në vitin 1968, emërohet si fotoreporter në Drejtorinë e Rilevimeve pranë Ministrisë së Bujqësisë, e nga viti 1971 në Shtëpinë e propagandës bujqësore, sidomos në revistën “Bujqësia Socialiste”. Ka vdekur më 26 nëntor 1989.