Ndotja e ujrave në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Zhak Iv Kusto thotë: “Dikur natyra e ka frikësuar njeriun,frikëson natyrën.


 ndotja e lumit .
Ndotje e lumit.

Qeshtja mjedisore aktualisht është bërë problem i diskutueshem,jo vetem ne planin e ekspertëve,por edhe ne planin politik e tekniko teknologjik.Problemet e mjedisit nisin nga ai lokal dhe shtrihen ne nivel kombëtar e nderkombetar. Mjedisi jetësor është bërë problem botërorë dhe njëherit është preukupimi kryesor i shumë vendeve të botës.Sidomos te ne rredhanat dhe zhvillimet e fundit në Kosovë ndikuan në ndotjen e mjedisit në shumë sfera.Me fjal tjera ,aftësia e pabesueshme e njeriut për tu përzier në ligjet e natyrës,për të krijuar vlera dhe për të ndërruar natyrën,rezulton me ndryshime dhe qrregullime të mëdha në biosferë.Njeriu ndryshon kodra të tëra,hap tunele,thanë moqalet e kënetat,pengon dhe ndryshon peisazhin,ndot në mënyrë të pakontrolluar ajrin, ujin dhe tokën,rrezikon dhe zhdukë shumë lloje bimore dhe shtazore etj.Të gjitha këto aktivitete të njeriut kanë shkaktuar kriza ekologjike në përmasa globale.Kjo krizë seriozisht po kërcnon biosferën dhe njeriun. Mjedisi ne te cilin po jetojm gjithnjë e me tepër po rrezikohet nga ndotësit e ndryshëm të cilet rrezikojn jetën dhe shëndetin tonë.Nje ndër resurset më të rëndësishme dhe më të ndotura është edhe uji pa te cilin nuk do te ishte e mundur jeta e njeriut . Konsiderohet se shekulli që sapo kemi hyrë nuk do të jetë shekull i krizës së naftës, por i krizës për ujë.Qysh sot shumë shtete janë të detyruara ta fitojnë ujin për pije nga deti ,nga burimet nëntoksore ose nga masat e akullit polar.Kosova nuk ka sasi të mjaftueshme të ujit,shumica e banorëve të Kosovës nuk janë të lidhur me ujësjellsin e përbashkët ,ku bëhet pastrimi i ujit dhe analiza bio-kimike e tij. Nese ekziston mrekulli ne kete planet ajo eshte uji /Loran Eiselz/. E gjithë jeta vjen nga uji.Këtë mrekulli qe na e fali natyra duhet ta ruajme. Sot ne bote njihen me se dyqind sëmundje qe paraqiten si pasoj e përdorimit te ujit te ndotur.Uji është vetë jeta,jo vetëm për njeriun, sepse asgjë mbi tokë nuk mund të jetoj pa ndihmën e ujit madje as vetë natyra. Sipas Organizatës Botërore të shëndetësis me përmasa botërore nga uji i ndotur sëmuren mbi pesëqind milion njerëz.Shpeshher ne nuk jemi të vetëdijshëm për veprimet tona ndaj ujit prandaj shumë qytetar hudhin gjithçka mbi lumenjë me mendimin se uji i bartë mbeturinat,por ndotja mbetet aty.Ajo na kthehet prapë në shtëpi ,kur dihet se një pjesë e ujit depërton mbi dhe.Ne disa vise te planetit tonë ka mjaft ujë prandaj ai shfrytëzohet për rekreacion kurse ne disa vise tjera sigurohet me vështirsi.Toka ka shumë uje por, ekosistemet tokesore agrikulturat dhe njerëzit janë te varur nga uji i fresket i cili përbën vetem 0.77% te tërë ujit te planetit.Prandaj ndotja e ujit është e rrezikshme jo vetëm per njeriun por edhe per organizmat tjer. Uji eshte materie e pazëvendësueshme prandaj kujdesi ndaj tij është më se i nevojshem.Popujt e ndryshem kanë kulte dhe rite te ndryshme për ujin dhe rendesin e tij.Nga uji i papaster pasojn nje sërë sëmundjesh ndër me te rëndësishmet janë kolera,tifoja e zorreve,hepatiti,tularemia etj.Këto sëmundje shpesh kan marr viktima njerëzore.Mbrojtja e ujit ështe ne doren tonë ne mund ta kursejm dhe ta mbrojm.Jeta vjen nga oqeani ,dhe qelizat tona, edhe ne ditet e sotme vazhdojn ta kene brenda tyre detin. Uji përbën rrethë shtatëdhjet përqind te trupit tonë dhe është shumë i rëndësishem. Per shkak te kaluares sone oqeanike uji qoft brenda trupit apo nga jasht na shëron dhe na rinon.Ne ditet e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota ,është vështir të mendohet për një ujë të pastër.Uji dikur ishte burim i gëzimit, i bukuris dhe i argëtimit.Mirëpo lumenjët e dikurshëm të cilët ishin të pasur me diverzitet të bujshëm të botës shtazore dhe brigjet e gjelbëruara tani janë shëndërruar në shumë vende të botës në kanale të hapura të hedhurinave dhe të helmeve ose materieve toksike.Kjo gjendje dhe sjellje e pa ndërgjegjshme dhe pasojat nga kjo gjendje e krijuar do të jenë fatale për njerëzimin

Ndotja e ujit[redakto | redakto tekstin burimor]

 ndotja  .
Ndotje uji.

Sot në botë,konstatohet se gjysma e të gjithë njerëzve të planetit,ballafaqohet me mungesën e rezervave të ujit të pijshëm,rrethë gjysma jetojn në shtëpi jashtë standardeve apo pa shtëpi fare. Dihet se 71% të sipërfaqes së planetit tonë është e mbuluar me ujë,po ashtu dihet se jeta është shfaqur në ujë dhe është e lidhur ngusht me ujin.Prandaj, ndotja e ujit është e rrezikshme jo vetëm për njeriun,por edhe për organizma të tjerë. Ndotja e ujit mund të jetë fizike,kimike dhe biologjike.Si kriter për përcaktimin e cilësisë së ujit merren treguesit fizikë,kimikë dhe biologjik.Tregues fizikë të ndotjes së ujit janë:temperatura,era,shija,ngjyra,transparenca.përcjellshmëria elektrike e ujit etj.Tregues kimikë i cilësisë së ujit merret vlera e Ph[aciditeti dhe alkaliteti ose baziteti},pasraj stabiliteti dhe agresiviteti{fortësia}i ujit.Tregues biologjikë të ndotjes së ujit merret prania e viruseve,e baktereve,këpurdhave,nematodave,insekteve etj. Pa ujë planeti ynë do të ishte një top guri i zhveshur,pa tokë pjellore dhe pa atmosferë.Roli i ujit për qeniet e gjalla dhe planetin është i shumfishtë:ai është mjedis jetësor në të cilin jetojnë shumë qenie të gjalla,është burim i ushqimit dhe i materieve të domosdoshme minerale.Në kohen e sotme uji është edhe burimi i resurseve energjetike[hidroenergjia].Uji është materie e pazavendësueshme[ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji], i cili në natyrë qarkullon vazhdimisht.Gjatë këtij qarkullimi ai kontaminohet me gazra toksike,mikroorganizma ,materie minerale e radioaktive.Për të jetuar qeniet e gjalla,uji që e konsumojmë ose që jetojn në të,duhet të jetë i pastër. Me shekuj njeriu ka hedhur mbeturina në ujë.Sot ujin e ndotin komunikacioni ujor, agrokemikatet[pesticidet dhe plehrat artificiale nga tokat bujqësore,],sapunet detergjentet,zbërthyesit nga amvisria dhe fabrikat,pastaj metalet[p.sh.,plumbi dhe zhiva]nga proceset industriale,agjensat infektivë si dhe temperatura.Të gjithë këta ndotës e gjejnë rrugën deri në lumë e nga andej përcillen deri në det ose në oqean.Ndotja e ujërave mund të jetë sipërfaqësore,e thellë,bregdetare dhe e limaneve.Në ndotjen e ujërave rol të madh ka edhe erozioni i tokave.Lumenjë çdo vit bartin sasi të mëdha të dheut i cili përmban materie kimike si plehra,pesticide dhe insekticide.Megjithat, ndotja e ujërave po bëhet për ditë e më tepër problem serioz.Ndotja e ujrave mund të jetë,sipërfaqësore,e thellë,bregdetare dhe e limaneve.Burimet e ndotjes janë mbeturinat e ushqimit,hedhurinat industriale,teknologjike dhe kanalizimet e qyteteve.Në ndotjen e ujërave rol të madh ka edhe erozioni i tokave. Lumenjtë për çdo vit bartin sasi të mëdha të dheut i cili përmban materie kimike si: plehra,pesticide dhe insekticide.Pesticidet janë agjens kimik të cilët asgjësojnë dëmtuesit,pra llojin e caktuar,mirëpo shpeshherë duke i eleminuar dëmtuesit dëmtohen edhe ata organizma që janë të dobishëm.Ujërat në afërsi të qyteteve përmbajn mikroorganizma, ku prezenca e tyre është e pranishme më shumë në ujërat pak të lëvizshëm.Mikroorganizmat mund të vendosen në indet e peshqve dhe guacave me të cilat njerëzit infektohen pas konsumimit.Sot në botë për çdo vit sëmuren me mija persona nga sëmundjet që barten me ujë.Ndotja është prezente gati çdokund rreth qyteteve të mëdha.


Masat për mbrojtjen e ujit nga ndotja[redakto | redakto tekstin burimor]

Kosova ndahet në tri pellgje ujore:Pellgu i Ibrit[me kapacitet 33m në sekondë dhe pellgu i Moravës së binqës me kapacitet 7m në sekondë]. Lumenjët kryesorë të Kosovës i takojnë kategorisë së 2 dhe 3-të të ndotjes.Vetëm 44% e popullatës kryesisht urbane,ka qasje në rrjetin e ujësjellsit.Andaj,duhet ndërmarrë masa për mbrojtjen e ujit nga ndotja.Mbrojtja e ujit nga ndotja bëhet në disa mënyra: 1. Me eliminimin e shkaqeve të ndotjes së ujit, 2. Me zvogëlimin e sasisë së materieve ndotëse në ujë, 3. Me ndërmarrjen e masave të posaqme të pastrimit. Shkalla e ndotjes së ujit mund të zvoglohet me montimin e instalimeve të veqanta për spastrimin e ujërave të ndotura si dhe ndalimin e plotë të shpërlarjes së mbeturinave të naftës nga tankerët dhe nga anijet me mundësi bartëse më të dhe se 400 bruto tonelata të regjistruara,në dete relativisht të vegjël,në Detin Mesdhe, në Detin e Zi,në Detin Kaspik etj. Krahas kësaj,mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë,pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e pollutantëve në ujë,duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura etj. Zvogëlimi i sasisë së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes.Kjo nënkupton vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e ndotura si dhe ftohjen e obliguar të ujit para se ai të lirohet në rrjedhën e lumit ose në ndonjë recepient tjetër. Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e burimeve,planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina sa më larg ujërave rrjedhëse,zvoglimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave artificiale në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni{kur prehen pyjet krojet shterrin}. Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujrave është e sanksionuar. Por,vështir është të binden njerëzit që të mos e ndotin ate.Prandaj, është me rëndësi vetëdijësimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim racional të resurseve ujore. Mbrojtja e ujërave nga ndotja sigurohet me ndalesë,me përkufizim dhe me pengim të shkarkimit të materieve të dëmshme dhe të rrezikshme në ujëra si dhe marrjen e masave për ruajtjen dhe përmirësimin e cilësis së ujërave.

Ndotja e ujit mbyt gjallesat[redakto | redakto tekstin burimor]

 pasojat .
Është gjetur një breshk e vdekur në brigjet e detit Argjentinas, pasoj e së cilës është dora e njëriut. Breshka ka vdekur si pasoj e ngrënjës së shumë mbeturinave plastike që hidhenë në Oqean çdo ditë. Qindra mbeturine prej plastike janë marrë nga sistemi i tretjes së breshkës e cila mendohet të ketë vdekur nga helmimi që shkaktohetë nga ndotjet në brigjet e detit të Argjentinës.

Breshka ka vdekur si pasoj e ngrënjës së shumë mbeturinave plastike që hidhenë në Oqean çdo ditë. Qindra mbeturine prej plastike janë marrë nga sistemi i tretjes së breshkës e cila mendohet të ketë vdekur nga helmimi që shkaktohetë nga ndotjet në brigjet e detit të Argjentinës.


Uji varfërohet me gjallesa,të cilat shumëherë bëjnë pastrimin e ujit.A duhet të lejojmë që një ditë lumi ose liqeni të mbesin të vdekur,pa asnjë gjallesë?Rëndësia e ujit për botën e gjallë është e madhe sepse luan një rol parësor në zhvillimin e tyre.Prezenca e materieve organike të pasura me amoniak,nitrate,fosfate e stimulon rritjen e bimëve ujore-algave dhe fitoplanktoneve,të cilat në ujë lirojn prodhimet metabolike,që ia ndërrojnë ujit shijen dhe erën.Në disa raste këto ndikojn në mënyrë toksike në peshq dhe gaforre.Rritja e vegjetacionit bimor në ujë shpenzon sasi më të madhe të oksigjenit dhe kështu e pamundëson ekzistimin e peshqve.Derdhja e përbërësve të ndryshëm të cilët përmbajn materie të dëmshme shkakton ngordhjen e gjallesave.Shpeshher ndodh që qytetarët e pa ndërgjegjshëm të hudhin në lumenjë grumbuj betonesh të cilat shkakto0jn katastrof ekologjike. Ne ekosistemet te demtuara,për shkak te humbjes se biodiverzitetit dhe kercenime te tilla si zhdukja e habitantit,ngrohja globale,ndotesit e ndryshem ose speciet pushtuese,bota e eger dhe ekosistemet jane me te prekshme nga sëmundjet.Ngrohja globale sjell pasoja te tilla si rritja e temperatures ne sipërfaqen tokesore si dhe shkrirjen akujve ne polet.Rritja e temperaturave ne pole sjell jetesen e pamundur te kafshëve qe jetojne ne keto vende.Shkrirja e akujve sjell gjithashtu rritjen e nivelit te ujit dhe zhdukjen e kafsheve dhe bimeve prane deltave ose prane brigjeve detare.Gjithashtu rritet edhe erozioni ne sipërfaqe të ndryshme ,qon ne zhdukjen e kafsheve dhe bimeve qe jetojne prane ose pran brigjeve detare.Shtimi i algave qe rriten ne lumenj te ndryshem,jane helmues dhe keshtu ata ulin masen e peshqeve ne lumenjë,helmojne ujerat e pijshme dhe behen burim per shtimin e agjenteve bakteriale.

Ndotja e ujit dhe pasojat e tij[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndotja e të gjitha resurseve të mjedisit jetësor ka ndikim negativ për shëndetin e njeriut.Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij bënë ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë.Sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur-flliqur,shkaktohen më shum se 200 sëmundje.Këto sëmundje shpeshë kanë marrë me mijëra viktima njerëzore.Në Kosovë nuk ka monitorim të ujërave të ndotura urbane. Ujërat industriale janë një ndër ndotësit kryesorë të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore.Ndotësit më të mëdhenjë janë:KEK,Feronikeli,Sharrvemi,MineraleteTrepçës,Kizhnicës,Artanës dhe minierat tjera.Si shkaktar tjeter i ndotjes së ujit janë edhe kripërat e tretura: kloridet,sulfatet ose bikarbonatet,natriumi,kaliumi,lalciumi,magnezi,të cilët koncentrohen gjatë ujitjes së tokave,pastaj shiu i thartë dhe veprimtaritë industriale.Kështu ,ndoten ujërat rrjedhëse dhe ato sipërfaqësore vazhdimisht.Koncentrimin e kripës e rrisin edhe ujërat e liruara nga amvisëritë dhe industria ushqimore,ndërsa burim tjeter i kripëshmërisë së ujërave është edhe kripa e përdorur gjatë dimrit në rrugët automobilistike,që përdoren me mija tonelata brenda një sezoni. Sot në bujqësi përdoret sasi e konsiderueshme e nitrateve për stimulimin e prodhimtarisë bujqësore.[mbi 400 kg për hektar në vendet e zhvilluara]ndërsa sasi e konsiderueshme e këtyre nitrateve koncentrohet në ujërat e drenuara nën kultura,e cila arrin deri në 150 mg/l,që e tejkalon për tri herë kufirin e lejuar të koncentrimit në ujin e pijshëm. Nitrati nuk është toksik,por ai kthehet ndërkohë në nitrit ose në komponim organik nitrosamin dhe në pjesëmarrje të vogël vetëm me I mg/I paraqet rrezik potencial kancerogjen.Prezenca e tij paraqet problemin më akut të furnizimit me ujë në vendet e zhvilluara.Detergjentet larës pastrues nuk janë të sigurtë për mjedisin të gjitha këto janë në shkallë të ndryshme ndotës të rrezikshëm.Gjithashtu derivatet e ndryshme të naftës ,lubrifikanët e makinave karburantet,janë veqanërisht të rrezikshme.

Qka duhet të ndërmarim[redakto | redakto tekstin burimor]

Kosova ka probleme me ujin në shumë aspekte.Së pari,Kosova ka problem me ujin si resurs natyror pasi që ujërat e Kosovës në përgjithësi ikin jashtë territorit të saj.Të gjithë lumenjë e Kosovës burojn brenda territorit të saj dhe rrjedhin jasht tij. Rast i rrallë në botë për një territor kaq të vogël,ujërat e të cilit rrjedhin në drejtim të deteve të ndryshme:Detit të ZI,Adriatik dhe Egje. Madje kjo ka bërë që Kosova në territorin e saj ta ketë rastin e dytë në botë të bifurkacionit[rast kur një lumë ndahet në dy degë,të cilët derdhen në dy dete të ndryshme] që është bifurkacioni i Nerodimes. Rezultatet e fituara na japin të kuptojmë se uji që përdorim tregon parametra të ndotjes së dëmshme për shëndetin e popullates.Ndotës është njeriu,duke hedhur mbeturina apo ujëra të zeza në lum,por ka edhe ndotës të tjerë prodhues,ofiqina,fabrika,punëtori të ndryshme. Prandaj kujdesi ndaj ujit nuk duhet të mungoj ,veqmas në Kosovë ku ndotja e dyfishon masen e botës.Uji përveq që duhet të mbrohet ai duhet edhe të kursehet.Sot shumica e qyteteve të Kosovës kanë telashe me ujin,sepse rritja e popullates ka bërë të mundur edhe shtimin e nevojës për ujë të pijes.Shpesh ndodh që kroi yn të rrjedh me ditë të tera e ne nuk kujdesemi që ta ndreqim atë dhe ta kursejmë ujin që rrjedh kot.Mijëra qytetarë nuk kanë ujë të mjaftueshem për pije dhe nevoja të tjera.Të mendojm vetëm nga kursimi i ujit,për sa muaj do të sigurohet ai për lagjen tuaj.Uji nga shfrytëzimi i ujësjellsit, duhet të paguhet në mënyrë që të rriten mundësitë për rritjen e sasisë së ujit,pastrimit etj.

Si të kursejmë ujin në shtëpi : • Para se të lani enët, hiqni mbetjet e ushqimit nga sipërfaqja e tyre. • Mos i lani enët nën ujë të rrjedhshëm, por përdorni kapakun per mbylljen e vrimës së lavamanit për të mbledhur ujin në lavaman – kjo do të kursejë gjysmën e sasisë së ujit të nevojshëm. • Kur lani frutat dhe perimet, mbyllni vrimën e lavamanit me kapak. • Mos shpërdoroni ujin për të ftohur objektet e nxehta me ujë të rrjedhshëm. • Përdorni makinën për larjen e rrobave me kapacitet të plotë. • Nëse rrobat e palara janë shumë të pista, para se t’i lani vendosini në një enë me ujë dhe detergjent. • Përdorni një kovë me ujë dhe sapun për larjen e makinës suaj, duke përdorur zorrën me ujë vetëm në fund. • Lajini tarracat dhe ballkonet tuaja kur bie shi. • Mblidhini gjethet e pemëve, në vend që t’i lagni me ujë me presion • Mos e ujisni kopshtin me ujë të pijshëm. Për këtë përdorni ujë pusi ose ujë të mbledhur nga reshjet. • Mos ujisni kur ka erë ose kur dielli është shumë i fortë – këto janë momentet kur uji avullon më shpejt.