Jump to content

Ndotja radioaktive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrezatimi jonizues gjithnjë e më tepër po paraqet problem të madh në mjedis i cili në mënyr direkte shkakton probleme të mëdhaja, në radhë të parë gjenetike për gjallesat e planetit tonë. Burimet e radioaktivitetit në planetin tonë mund të jenë natyrore dhe artificiale. Prej burimeve natyrore vlenë për tu cekur energjia jonizuese që vjen nga kozmosi por edhe speciet kimike radioaktive që gjenden në planetin tonë. Si element kimik që liron rrezatim jonizues në mënyrë natyrore është radoni i cili është 7.5 herë më i lehtë se ajri. Përpos tij kontribut të madh në radioaktivitetin natyror jep Urani dhe Turiumi. Rrezatimi jonizues matet me grej dhe pragu i tolerueshëm i absorbimit të këtij rrezatimi është 5 grej. Mbi këtë prag pasojat janë fatale. Ja vlenë të ceket se rrezatimi jonizues që hyn në organizmin e gjallë mbetet aty gjatë gjith jetës d.m.th akumulohet dhe deponohet dhe në një moment arrin efektin e pragut. Prandaj është shumë me rëndësi që sidomos të rinjët në fazën parareproduktive t'i shmangen me cdo kusht rrezatimit jonizues të panevojshëm.

Radioaktiviteti artificial për fatin e keq të njerzimit, prej luftës së dytë botërore e këtej ka filluar të prodhohet në sasi shumë të madhe me anë te specieve kimike radioaktive të cilat janë përdorur për prodhimin e armëve kimike, diagnozave mjekësore dhe prodhimin e energjisë. Epoka ushtarake e radioaktivitetit fillon me hedhjen e dy bombave atomike nga amerikanët ne Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë. Bomba e Hiroshimës ka shkaktuar vdekjen e 66 mij njerëzve ( i ka fosilizu) dhe 67 mij te tjerë janë plagosur.E keqja e madhe erdhi pastaj për faktin se edhe sot janë të ndjeshme pasojat gjenetike në këtë rajon. Shtrohet pyetja se qfarë do të ndodhë nëse përdoren armët e sotme bërthamore ?! Nëse kjo do të ndodhte në minutat e parë do të fosilizohen 1.1 miliard njerëz e do të plagosen rëndë 1.7 miliard të tjerë. Mandej do të ngriten re radioaktive që do të shkatërrojnë qdo gjë të gjallë me përjashtim te bakterieve, por në tërësi edhe infrasturkturën e ndërtuar nga njeriu. Mendohet se kjo gjendje do të mbretëroj së paku për 700 vjet. Energjia e radioaktivitetit artificial është përdorur dhe përdoret ende në industri për prodhimin e rrymes elektrike.Kjo në të vërtet sjell dobi të mëdha ekonomike,por centrali bërthamor gjithmonë qëndron si një bomb e kurdisur e cila në avarit më të vogla jep efekte dramatikisht negative për njerzit dhe ekonominë e tyre si në aspektin regjional edhe në atë global. Avaria e parë ka ndodhur në Angli në vitin 1957. Si rezultat i kësaj është liru jodi radioaktiv i cili është grumbullu në gjëndrrën tiroide të njerëzve që kanë jetuar në atë rrethinë. Atë vit anglezët i kanë hedhur 2 milion litra qumësht të cilat kanë qenë të kontaminuara me rrezatim jonizues.Rasti tjeter ështe avaria e centralit bërthamor të Qernobilit ne vitin 1986, të cilën rusët e kanë mbajtë të fshehur e pasojat e kësaj avarie në aspektin gjenetik vazhdojnë edhe më tutje jo vetëm ne rajonin e Qernobilit por edhe më gjërë nëpër Evropë. Prandaj në shumicën e vendeve te zhvilluara ka fillu mbyllja eplotë e këtyre centraleve bërthamore.

Biologjia-I. D. Bajraktari,A. Berisha,F. Halili,A. Gash