Jump to content

Ngurrëz i Madh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ngurrëz e Madhe
Popullsia
 • Gjithsej2,250

Ngurrëza e Madhe është një fshatkomunën Krutjerrethin e LushnjësShqipërisë.



Fshati Ngurrëz e Madhe ndodhet 15.7 km në jug të qytetit të Lushnjës. Nga pikëpamja gjeografike fshati ka shtrirje fushore. Fshati Ngurrëz e Madhe është 13.5 m mbi nivelin e detit. Sipas ndarjes territoriale të vitit 2015 fshati Ngurrëz e Madhe bën pjesë në Njësinë Administrative Krutje. Në veri kufizohet me fshatin Gjazë, në lindje me fshatin Mazhaj dhe lumin Seman, në jug me fshatin Ngurrëz e Vogël, në perëndim me fshatin Arrëz (Kadipashaj). Fshati Ngurrëz e Madhe ka kushte të favorshme klimaterike e tokësore për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe drunore. Klima mesatare me reshje luhatet nga 900-1100 m/m në vit. Dimër i butë dhe verë e nxehtë. Për formimin e fshatit ruhet kjo gojëdhënë: (Gojëdhëna është mbledhur nga Mësuesi i Popullit Jani Nushi në fshatin Mazhaj në vitin 1950)

“ Shtrati ku ka kaluar lumi që ndante të dy fshatrat, në bregun e djathtë ishte Ngurrëza e Madhe, kurse në të majtën Ngurrëza e Vogël. Për të kaluar njerëzia rrugën, për në mullirin me ujë të Toshkëzit, e kishin shtruar atë me gurë. Kur takoheshin barrëtorët për të shkuar në mulli pyesnin: 
-Nga i re që erdhe deri këtu?
-Nga rruga me gurët e mëdhenj. 

Ky vend u banua dhe u quajt më vonë Ngurrëz e Madhe. Një rrugë tjetër ishte shtruar me gurë të vegjël: -Kalova nga rruga me gurët e vegjël –përgjigjej tjetri. Kështu u banua dhe mori emrin më vonë Ngurrëza e Vogël”

Etimologjikisht emri “ NGURRËZ E MADHE” shpjegohet shqip. Formohet nga Në+gurrëz. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe GURRËZ f. Gurrë e vogël, gurrë me pak ujë; krua që ka pak ujë ose që nganjëherë shteron. Vendi nga ku del një përrua a një lumë. Toponime të vjetra: “rredhe”, “shtrati i vjetër”,”xhade”, “marina” etj. Mendohet që fshati Ngurrëz e Madhe të jetë formuar rreth viteve 1650-1660. Në këtë kohë përmes fshatit Ngurrëz e Madhe kalonte lumi Seman. Kishte raste që lumi dilte nga shtrati dhe krijonte probleme të mëdha. Një gojëdhënë tregon se në këtë periudhë një tregtar me emrin Jani Xhiblati i cili donte të kalonte lumin Seman me lundër për tu hedhur në fshatin Arapaj, tentoi të kalonte lumin por lundra u kthye përmbys dhe ju mbytën katër djemtë një version tjetër thotë i vdiqën. I jati si për kujtim të tyre (1 vit më vonë ) mbolli katër rrepe të cilët u rritën e bën të mëdhenj madje edhe sot ata janë në qendër të fshatit dhe janë shpallur me vendim të qeverie “Monument Natyrorë” të mbrojtur nga shteti. Ngurrëz e Madhe citohet në vitin 1744. Në këtë periudhë mendohet të jetë ndërtuar xhamia. Për Xhaminë thuhet e ndërtuan ustallarë nga Dobroniku i Beratit sepse këtë tokë e zotëronin pronarë nga Dobroniku. Xhamia u prish në vitet ’60 të shek. XX. Ngurrëza e Madhe shkëlqimin më të madhe e pati në kohën e Ahmet Kurt Pashes i cili ishte me origjine nga ky fshat. Ai ja mori tokën dobronikasve dhe e bëri të tijën. Thuhet që bëri disa rregullime që lumi mos të dilte nga shtrati shtroi rrugët me kalldrëm e shumë të tjera. Ky është fshati nga e ka origjinën Abaz bej Lushnja (Kurti ose Ngurrëza). Udhëheqësi i Besëlidhjes së Nëntë Krahinave. Fiset që u vendosën në këtë fshat: Arapajt, Banot, Behajt, Bushët, Çamakët, Çelët, Dylahajt, Gegët, Guberët, Hopajt, Kurtët, Metua, Qosallarët, Rrezhdët Sylarët, Verlaci etj. Në fshat ka ekzistuar një lagje e quajtur “Stan” ata banonin çoban-vllehë. Fiset që janë zhdukur dhe nuk kanë lënë pasardhës janë : Çamakajt, Hopajt. Dylahajt janë larguar në fshat tjetër të Myzeqesë po ashtu fisi Bano, Sylari dhe fisi i Rrezhdës. Që prej vitit 1880 fshati Ngurrëz kishte 4 dyqane. Këto dyqane i zotëronin tregtar t’ardhur si Vasil Agumeni nga Kavaja ky dyqan ka qenë në afërsi të familjes Kurti, një tjetër ka qenë te Marina, pikërisht aty ku ndodhej dyqani i ndërtuar në vitet ’50 të shek XX. Një tjetër dyqan ka qenë furrë buke me banorë të ardhur nga Kavaja me profesion furxhi. Dhe furrxhiu tjetër ka qenë Sulo Metua. Duhet nënvizuar se fshati Ngurrëz e Madhe ka qenë mjaft i pasur gjatë shekujve XVIII-XIX për arsye se aty banonin familjet më të pasura bejlerësh. Në këtë fshat janë bërë luftime kundër rebelëve të Haxhi Qamilit të cilët për hakmarrje dogjën dy Nga fshati kanë shkuar asqeri Bajram Çela, Karafil Gubere, Faik Gubere të cilët thuhet që vdiqën në Jemen. shtëpi; shtëpinë e Malko beut dhe Abaz beut. Gjatë Luftës Parë Botërore fshati Ngurrëz e Vogël u dëmtua gjatë tërheqjeve të ushtrive austro-hungareze dhe më pas ato italiane. Sipas statistika të vitit 1938 fshati Ngurrëz e Madhe paraqitej me 38 shtëpi dhe numëronte 422 banorë të ndarë në 217 meshkuj dhe 205 femra. Prej të cilëve 344 banorë janë të besimit mysliman dhe 78 të besimit ortodoksë. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare një pjesë e banorëve u rreshtuan përkrah forcave të Ballit Kombëtar një pjesë me Partizanët. Në këtë fshat gjermanët ekzekutuan përpara shkollës së fshatit; Samedin Verlaci, Hajdar Verlaci, Ramiz Verlaci, Adil Kurti bashkë me Themi Llambër Bushin. Dolën partizan nga ky fshat Muhamet Ali Kurti, Ferit Ali Kurti, Nuri Hajdar Verlaci, Xhevid Hajdar Verlaci, Feim Faik Kurti, Gjergj Llambër Bushi. Sefedin Kurti (vdekur 1948). Me 19.9.1943, u formua këtu Grupi Partizan i Myzeqesë. Ngurrëz e Madhe është një nga fshatrat që ka dhënë më tepër dëshmorë për çlirimin e atdheut. (Sot në qënder të fshatit gjendet lapidari, kushtuar krijimit të Grupit Partizan i Myzeqesë, i përfaqësuar me shtylla mermeri dhe bazorilievë me figura luftëtarësh dhe 5 gryka pushkësh). Në vitin 1949 fshati Ngurrëz e Madhe numëronte 368 banorë. Në shtator të vitit 1961 u hap shkolla 7-vjeçare në Ngurrëz të Madhe me drejtor Pasho Kurtin, biri i këtij fshati me arsim përkatës e me përvojë. Në këtë shkollë vinin nxënës ka fshatrat Ngurrëz e Vogël, Kadipashaj, Sektori Gjazë dhe Mazhaj. Më pas erdhën drejtor në këtë shkollë mësuesit: Caush Veliu, Sako Vogli, Ristanka Llupo, Minush Nushi, Thanas Gjermeni, Sofokli Gjermeni Pellumbesha Qose, Salushe Bufazi, e të tjerë të cilët e rritën edhe më shumë nivelin e mësimdhënies. Këtu panuar edhe mësuesit Ferit Kurti, Llazar Papa, Hyse Çela, Anastasi Rezhdo, Nexhmie Bufasi, Veli Dajlani, Vangjel Llogoni, Kostandin Pero e shumë të tjerë. Shkolla e Ngurrzës është shkollë e vjetër e me tradita, e hapur qysh në vitin 1913 nga mësuesi Thanas Llazar Nushi. Në këtë shkollë në vitet 1921-1922 kanë dhënë mësim atdhetari Naun Prifti (Doko). Familjet e fisit Kurti përfshi edhe mbiemrat Verlaci dhe Hajdari e ndonjë tjetër janë të gjithë Kurtë dhe familja e tyre është njera nga familjet më të mëdha e cila ka nxjerrë mbi 20 mësues në Myzeqe. Ferit, Xhemil, Isak, Fuat, Sali, Esat, Hysen, Ramadan, Nexhmie, Fatbardha, Pasho, Sherina, Tajfurr, Liri, Fiqirete, Muhamet, Ali e ndonjë tjetër pa harruar edhe mësuesit e fiseve të tjera midis tyre Jorgji dhe Llazar Qose. Kooperativa Bujqësore u formua në vitin 1956. Në këtë fshat kultivohej shumë drithi, luledielli, dhe blegtoria. Përmendet për një grup rrepesh madhështorë dhe shekullore, që formonin një shesh, ku janë bërë kuvende. Në vitet `85 u thanë, dhe për ripërtëritjen e traditës janë mbjellë rrepe të tjerë të cilët sot janë Monumente Natyrore. Kolektivizimi qëndroi deri në vitin 1990, kur me vendim të Plenumit të KQ të P.PSh-së, datë 17 prill 1990, fshatarëve u la e lirë të mbanin lopë, dele dhe u dha çdo familjeje 4 dylym tokë. Ndryshimet që ndodhen në fillim të viteve ’90 sollën largimin e një pjesë të banorëve në emigracion ndërsa një pjesë u zhvendos në Lushnje. Megjithatë fshati pati prurje edhe nga fshatrat fqinjë. Në statistikat e vitit 2015 fshati Ngurrëz e Madhe numëron 2250banorë që përbëjnë 420 familje.

Ju sugjerojmë ta vizitoni. Mikpritja dhe bujaria do ju befasojnë.