Nikolla Jorga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nicolae Iorga)
Nikolla Jorga
Vepra  " Brève histoire de l’Albanie et du peuple albanais" e Nikolla Jorgës

Nikolae Iorga (1871 - 1940), ishte historian, shkrimtar publicist, politikan, akademik, profesor i Universitetit të Bukureshtit dhe i disa akademive e Instituteve të ndryshme të historisë. Ai ka dhënë një kontribut të vyer për historinë e popullit shqiptar. Më 1915-1916 botoi në gjuhë të huaja disa vëllime me “Shënime dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqëzatave të shek.XV” ku jepet një material i pasur dokumentar mbi luftërat antiosmane të shqiptarëve gjatë epokës së Skënderbeut. Në kuadrin e kësaj pune kërkimore, Nikolla Jorga zbuloi më 1915 në bibliotekën LaurentianaFirences, dokumentin e parë të gjuhës shqipe, “Formulën e pagëzimit”. Në veprën e Jorgës, çështjet e historisë sonë zënë një vend të dukshëm.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si specialist i formuar punonte në shumë gjuhë të huaja si në latinisht, në greqishten e vjetër, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, anglisht, suedisht, danisht, holandisht dhe sllavisht. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore burimeve arkivore në arkivat e bibliotekave të Prespës, Munihut, Nurembergut, Insbrukut, Venedikut, Milanos, Firences, Dubrovnikut, Barcelonës, Parisit, Gjenovës etj. Krijimtaria e tij e jashtëzakonshme përfshin rreth 1250 vëllime, qoftë si autor ose si editor dhe mbi 25000 artikuj shkencorë. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë matematikore, gjatë 69 vjetëve të jetës së tij, N. Jorga ka shkruar gjithsej 26.350 zëra bibliografikë. Nëse llogarisim se ka shkruar që në moshën 18- vjeçare, kemi një rezultat të çuditshëm, sepse del që N. Jorga ka shkruar 430 zëra bibliografikë, /punime, studime ose libra/ në vit. Këto të dhëna, edhe pse në dukje të parë të pabesueshme, i gjemë në të gjitha enciklopeditë dhe biografitë e N. Jorgës. Si pasojë e botëkuptimeve antifashiste vritet nga legjionarët në 1940-ën, në një pyll afër Plojeshtit, duke mos arritur të përfundojë shumë projekte dhe dorëshkrime nga fusha të ndryshme[1].

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zbuluesi i Formulësë së Pagëzimit.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Engjëllit, arbërit me gjak perandorak