Flauti Magjik
Flauti Magjik është një opera e kompozuar nga Volfgang Amadeus Moxart dhe me libret të Emanuel Schikaneder. Për herë të parë është vënë në skenë, në Vjenë më 30 shtator 1791. Zyrtarisht libreti i “Flauti Magjik” është shkruar nga Schikaneder, mason i Lozhës në Vjenë, por duhet pranuar me forcë influenca në çdo varg e letrarit dhe masonit Mozart. Ai donte që kjo vepër të ishte testamenti i tij shpirtëror. Shumë i gjetur është kuptimi simbolik i veprës për t’ia dedikuar këtë meritë vetëm Schikaneder, sigurisht njeri i teatrit dhe këngëtar i shkëlqyer, me të drejtë interpretues i personazhit të Papagenos dhe jo Taminos. Nga ana tjetër Mozart në finalen e Rrëmbimit nga Saraji transformon historinë romantike në një parabolë të Lessingu-t mbi bujarinë dhe bashkëjetesën njerëzore. Mbi origjinën e “Flautit Magjik” ka shumë legjenda. “Flauti Magjik” është një opera e mbushur me mister, e mbështjellë me një pëlhurë përrallore dhe pranimi me këtë kusht, pa spekuluar shumë mbi këtë, është e vetmja rrugë për të hyrë brenda botës së veprës. Të gjitha ngjarjet skenike dhe muzikore që zhvillohen në “Flautin Magjik” ndjekin një dinamikë shumë të fortë teatrale, por e shkëputur nga një logjikë dramatike. Në operën “Flauti Magjik”, gjen shprehjen e saj më të lartë, toni popullor dhe komik, sensualiteti dhe solemniteti i shenjtë ndodhin dhe alternohen vazhdimisht përballë vdekjes.