Mali i Ostrovicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ostrovica)

Ostrovica është mal në kufirin e rrethit të Korçës me atë të Skraparit me lartësi 2383 m (Çuka e Faqekuqit). Shtrihet midis luginës së lumit të Çemericës në lindje dhe luginës së lumit të Çorovodës në perëndim.

Është një nga malet më të larta të pjesës juglindore të vendit. Ka shpate të thepisura, në kurriz vërehen forma të relievit akullnajor e karstik.

Rrëzë Ostrovicës dalin burime të shumta, që ushqejnë disa degë të Osumit dhe Devollit. Bimësia përbëhet kryesisht nga kullota alpine. Në këmbët e Ostrovicës gjenden fshatrat Mazreku, Faqekuqi, Çemerica, Lekasi etj.