Pëllumb Kallfa
Pëllumb Kallfa ishte operator shqiptar i filmave kronikale, dokumentarë dhe artistikë – Artist i merituar. Lindi në Tiranë më 1945. Djali i fotografit të njohur dhe një nga kronistët e parë të kinematografisë shqiptare, Mehmet Kallfa. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Në kinematografi filloi si asistent dhe më vonë u mor me xhirimin e suzheteve të kinoditarëve dhe filma kronikalë.
Filmin e parë dokumentar e realizoi më 1971 “Më shumë mish për popullin”. Gjithsej xhiroi rreth 25 filma kronikalë dhe dokumentarë nga të cilët 12 dokumentarë. Kamera e tij u dallua sidomos me filmat: Basketbollistja nr. 10 dhe Shqipëria turistike 1972, Pranë hapave të para dhe duke përdorur rrezatimet bërthamore 1974, etj. Filmi i tij i parë me elemente të interpretimit ishte A.B.C…..Zzh/ R: Xh. Keko, 1971. Bashkë me regjisorin Dh. Anagnosti xhiruan filmin Cuca e maleve/ R: Dh. Anagnosti, 1974/. Gjithsej xhiroi 22 filma artistikë. kryesisht me regjisorë të njohur. Për punën e tij u nderua me titullin e nderit Artist i Merituar.
Filma të tjera përfshijnë: Lulëkuqet mbi murel R: Dh. Anagnosti, 1976, Gjeneral gramafoni – nderuar me çmim-R: V.Gjika dhe Dollia e dasmës sime R: M.Topallaj, 1978, Një vonesë e vogël R: Xh. Keko, 1982, Vendimil R: K. Dhamo, 1984. Përrallë nga e kaluaral R: Dh. Anagnosti, 1987, Pranvera s’erdhi vetëm R: P.Milkani, 1988/, Vitet e pritjes R: E. Musliu, 1989, etj. Për nivelin e lartë cilësor, në vitin 1989. U nda nga jeta më 16 qershor 2023.