Përdoruesi:Gani Gashi Painter Kosovar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
U lind në(1944-02-27)shkurt 27, 1944
KombësiaShqiptar
ArsimiFakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës
ProfesioniPiktor
Vite aktiviteti1961-tani
Njohur për
  • Piktur
  • grafik
  • dizajn grafik
  • vizatim
Vepra të shquara
StiliModern
Bashkëshorti/jaSabrie Gashi
Fëmijë5
Prindër
  • Ismail Gashi (i ati)
  • Ramize Gashi (e ëma)
NderimetDoctor Honoris Causa, Academie Europeenne Des Arts Paris Kosovo, 2022
Faqja në rrjetinstagram


Gani Ismail Gashi Mramori 27 shkurt1944, [1] [1] është piktor shqiptar, që konsiderohet piktori më i rëndësishëm shqiptar dhe njohur në rajon.Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombetare dhe ndërkombetare në Gjermani ,Zvicër, etj.[2].[3]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gani GashI u lind më 27 shkurt 1944 në Mramor të Komunës së Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale në Prishtinë në vitin 1963. Akademinë e Arteve Figurative (drejtimi i grafikës) si dhe studimet pasdiplomike i mbaroi në Prishtinë. Nga viti 1963 deri në vitin 1967 punoi në arsim, ndërsa në vitin 1968 filloi punën në redaksinë e gazetës së përditshme Rilindja (gazetë)Prishtinë, ku punoi në vendin e redaktorit artistik, e ku herë pas herë botoi edhe shkrime autoriale nga lëmi e artit figurativ deri më 21 shkurt 2002. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës që nga viti 1980. Tani jeton dhe vepron si artist i lirë në Prishtinë.

Infuenca e ngjyrave të ndezura të artit modern, sidomos të ekspresionistëve është shumë evidente në veprat e piktorit shqiptar Gani Gashi. Por piktori Gashi dhe artistët e tjerë modernë që krijojnë në trevën e Kosovës, zanafillën e ngjyrave nuk e zbulojnë totalisht në veprat e autorëve botërorë (edhe pse i njohin aq mirë prej studimit e shkollës), por në sistemin koloristik që u kanë parë sytë brenda atdheut të tyre, pranë ngjarjeve kombëtare, ngjyrës së flamurit emblematik, ngjyrës së gjakut në rrjedhën tragjike, ngjyrës së zjarrit të votrës a të luftës, ngjyrës së djegies, ngjyrës së diellit. Së fundi nga njëri autor tek tjetri të gjitha këto ngjyra përzihen instiktivisht me peisazhin tipik mesdhetar që nis të shfaqet në telajo nëpërmjet ngjyrës sëngjelbër të pranverës deri tek e bardha e grija e maleve, e më tej tek e verdha e kafja vjeshtake. Pra, shkolla e pikturës shqiptare ka në themel të saj një përdorje instiktive ngjyrash, e cila i jep identitet edhe më të thellë veprës së çdonjërit autor. Në përgjithësi Gani Gashi e ngjyejnë penën e tijë në vetë materien e një identiteti të caktuar shijues, që krijon mbartje të natyrshme klishesh të njohura në rrafshin ekzistencialist. Kjo vërtetohet edhe nga titujt e mesazhet që kanë pikturat, të cilat inspirohen jo rrallë herë nga lufta për liri, nga tematika e kryengritjes, heronjtë kombëtarë dhe fatkobi i atdheut të tyjë. Pra, edhe nëse do të gjejmë ngjashmëri me artistët modernë apo ata postmodernë në pikturat e tjië, duhet theksuar se kjo është një përshtypje vetëm iluzive, përgjasia nuk ndodh dhe as kërkohet për t'u bërë ashtu nga piktorët më të mirë të Kosovës, të cilët kanë krijuar prej dekadash një shkollë të vetën të pikturës, një shkollë të pasur me krijimtari e me artistë, të cilët edhe pse janë krijues të një shkolle të caktuar kanë mundur të kenë një stil krejt vetanak, të cilin e kanë krijuar duke qëndruar korrekt konform nderimit që u bëjnë ata mjeshtrave të mëdhenjë të artit më të zhvilluar botëror. Piktori Gashi vjenë nga një shkollë me identitet të theksuar, tipike në Ballkan. Në mjaft nga punimet e tij zbulohen vepra gati-gati ekzotike.


Simbioza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo hyrje e gjatë ka rëndësi për të kuptuar se nga cili art burimor vjen dhe krijohet vepra e njërit prej piktorëve më të njohur të Kosovës, Gani Gashit. Përpos origjinalitetit të tij ai vjen prej kësaj tradite të shkëlqyer. Gashi në Prishtinë ka studiuar në Akademinë e Arteve Figurative në degën e grafikës, por edhe studimet e veprimtarinë pasdiplomike e ka kryer në mjedisin e krijuesve të Prishtinës. Ai merret me pikturë që nga viti 1968 dhe vazhdimisht ka pikturuar edhe ka punuar me grafika. Edhe kur shkëputet prej pikturës Gani Gashi krijon brenda vetes imazhe që i vinë nga gjendjet dhe karakteri i tij meditues. Kohë pas kohe Gashi pohon se ka pasur disa shkëputje të vogla nga piktura për shkak të pengesave që jeta i ka ofruar. Mirëpo, asnjëherë nuk është ndarë emocionalisht as prej grafikës, as prej ngjyrave të pikturës. Me kalimin e kohës ai nis t'i përkushtohet më tepër pikturës,duke e kurorëzuar shumicën e veprave me bazamentin grafik të shprehjes fillestare dhe ngjyrave të mbivedosura. Edhe pse grafika është një art i vështirë për t'u bërë sipas piktorit Gashi, në tablotë e tij ajo pasuron gjuhën e pikturës, krijon një simbiozë, këtë herë të trefishtë: grafikë-kolor-ekzistencë. Vetë piktori e ka vënë artin e tij zanafillor në funksion të të gjithë gjuhës piktorike dhe ia ka arritur mirë këtij qëllimi. Shpeshherë elementi grafik shërben si njëri prej dimensioneve të pikturës, zakonisht ai i dorës së dytë; fabula ose tematika, ndërsa ngjyrat fitojnë një liri të re, harmonizohen në llojin e tyre të veçantë dhe kështu veçantësojnë gjithë kompozitën piktorike. Megjithatë vizioni grafik thellon edhe bukurinë e shenjave misterioze në gjuhën piktorike. Potenca e ngjyrave të cilat krijojnë emocion lëvizje, efekt ndriçues vihet re në ecurinë krijuese të këtij piktori, sidomos në ekspozitat më të fundit, më të reja, rrjedhimisht në rrugët e reja që prapë i provon. Në ciklin e ri krijues piktori lëviz me ngjyra të ngjyrosura sërish, duke theksuar nuancat më të befta dhe shpërthyese të ngjyrave natyrale. Piktori ka një marrëdhënie të mirë me të gjitha ngjyrat, duke i dëshiruar dhe thithur në telajo me të gjitha variacionet e tyre natyrore. Luan dhe nervozohet me përzierjet e forta, kontrastet dhe dritëhijet, por për piktorin Gashi ngjyrat më shpirtërore, janë e zeza dhe kuqja.


Materia kombëtare në ngjyrë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me materien kombëtare Gani Gashi i ka influencuar dukshëm ngjyrat e tij,megjithatë pikturat janë tepër intime, në rastin e këtij piktori janë të varësuara dukshëm prej shijes së mprehtë personale. Shija ndikon dhe përgatit pikërisht shtresat e një intimiteti dhe personalizmi në pikturë. Shija vepron mbi ngjyrat, nxit daljen jashtë të tyre, përpunimin në telajo, frymëzon shtresëzimin. Dihet që materia kombëtare (kupto këtu të gjitha zhvillimet historike dhe kulturore) është edhe intime edhe sociale. Sociale është pjesa që udhëton gjatë gjithë jetës së piktorit, në gjeneratën e tij, por edhe të tjerëve. Tema sociale sipas piktorit është edhe më e vështirë. "Kemi kaluar nëpër periudha të vështira", pohon ai. Por gjithsesi motivet piktorike janë shumë intime. Në këtë mënyrë piktori arrin të bëhet zot i ngjyrës. Çuditërisht emocionet që përjeton Gashi janë elementi bazë që ndërton pikturën e mandej ekspozita. Nuk është rastësi që nga njëra ekspozitë në tjetrën tek ky artist ndërron i gjithë stereotipi i mëparshëm i prezantimit. Detajet në pikturë zënë më shumë hapësirë, por më pak vëllime dhe si të tilla krijojnë lëvizje ose imazhe lëvizorë. Përreth dy vjetëve Gani Gashi përgatit një cikël të ri pikturash. Del nga qarku i mëparshëm i të perceptuarit të ngjyrave dhe krijon një ekspozitë ndryshe, të cilën pret ta paraqes para publikut artdashës, në Kosovë, Shqipëri, ose gjetkë. Gashi eksploron me ngjyrat dhe krijon një marrëdhënie të plotë me kohën në të cilën vepra vjen. Cikli më i fundit vjen për të na treguar mënyrat e reja të shikimit të botës përreth dhe prezantimit të saj me penelata të ndezura. Piktori Gashi arrin me ciklin piktorik që të eliminoj pengesat mes shikuesit dhe e përfshin atë në emocionet e pikturës.

Arte[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gani Gashit përbëhet nga katër shtylla themelore, të cilat gërshëtohen harmonishëm mes vedi: dizajni grafik, grafika, piktura dhe vizatimi. Janë këto disa nga fushat themelore të arteve pamore, që kanë veçoritë përkatëse gjatë zbatimit të ideve sipas normave specifike tekniko-teknologjike. Por, ç'është më e rëndësishmja, ato kanë për aspiratë qendrore invencën krijuese dhe cilësinë e vlerave të mirëfillta figurative. Preokupimi i Gashit në dy fushat e para të lartpërmendura, që ia kanë konsumuar devotshmërinë krijuese për një kohë mjaft të gjatë kohore, rezulton të ketë qenë frytdhënës. Së pari, për faktin se Gashi ka përfituar përvojë të jashtëzakonshme në zbërthimet tipografike, teknologjike dhe estetike të formësimit artistik të gazetave ditore dhe të beletristikës letrare librore. Së dyti, sepse devotshmëria pasionante e Gashit në fushën e grafikës së ashtuquajtur origjinale, sidomos në atë të shtypit të thellë, akuatintës, ka rezultuar të jetë gjithashtu shumë e dobishme dhe e suksesshme. Gani Gashi, duke qenë i preokupuar dhe i shfryer maksimalisht në trajtesat sfiduese monokromike, me të gjitha komponentet themelore të konstelacioneve të dritëhijeve, të kontrasteve dramatike, të gradacioneve të ndjeshme tonale, të gërshëtimeve lineare dhe të strukturave e fakturave mbresëdhënëse - fare natyrshëm ai ka konvertuar në një veprimtar koloristik polikromik. Kështu, tashi e sa kohë, piktura dhe vizatimi janë bërë fushëveprimet e tij të përcaktuara fuqimisht. Ndërtimin e kompozicioneve, qofshin ato pikturale apo vizatimore, Gashi e krijon me një dinamikë shpërthyese të trajtave, të vijave dhe të ngjyrave. Në spektrin e tij koloristik dominojnë e zeza konturizuese dhe e kuqja flakëruese, të mbështetura nga e verdha dhe e arta fisnikëruese, nga e kaltërta e thellë melankolike, nga e blerta tirkize freskuese si dhe nga e bardha dritëplot me të përhirëtën neutrale. Herë-herë autori krijon kompozicione të reduktuara në trajta dhe në ngjyra, me gama të ngrohta dhe të ftohta koloristike - si kontrapunkt sfidues ndaj disa kompozicioneve, do të thoshim, të ngarkuara apo me konotacion multiplikativ. Gashi aspiron në parim të shpreh ndjenjat e frymëzimeve të veta gjithënjë në mënyrë ekspresive, nga të cilat krijohen kompozicione asociative atraktive me pellgje koloristike të përkufizuara zakonisht me kontura të zeza dhe me grafema subtile fosilizuese. Trajtesat vizatimore lineare dhe të laviruara të Gani Gashit, ndërkaq, kanë vlera të spontanitetit krijues, të pastërtisë poetike dhe të thjeshtësisë cilësore.[4][3]


Arti i Gani Gashit [5] [6] [2] [3] [4] lind nga frymëzimet e fuqishme, nga dëshira e parreshtur për të komunikuar drejtëpërdrejtë e në mënyrē të sinqertë për katandisjet e jetës dhe kohës. Komunikimi estetik i Ganiut zhvillohet në formë të rrëfimit piktural që ka faktur grafikën. Nëpërmjet të kësaj grafike të pikturuar, apo pikturë grafike, rrëfen ai për mitologjinë, për aq sa i nevojiten, për sanimin e prosedeut tematik. Ganiu rrëfen edhe për Kosovën e përgjakur, të lënduar, por të përtëritur nga gjaku dhe dinjiteti i sai, gjë që dëshmon edhe ngjyra e kuqe aq e e pranishme ne pikturat e tij. Një spend haset vazhdimisht në realizimiet grafik-pikturale të artistit. Kjo gjallese, apo kjo metaforë simboloke qe zakonisht gjendet e vendosur në pejsen e epërme të kompozicionit, i ngjanë shpendir grabitçar të përgatitur për sulm, por shembëllen edhe me pëllumbin, që simbolizon paqen dhe lirinë.

Gjithashtu, në mënyrë simbolike, ai projection edhe kështjellën apo kullën, e cila në mbamendjen historie shqiptare, ai ka rendësi të posaçme, ngase shenjëzon qëndresën, moralin dhe vyrtytet tjera. Ajo sanitet në çdo tablo imazhi, madje aq shpesh, sa mund të thuash se e tërë pikturat e Gashit është keshtjellë, ose fortifikatë mbase e Teuta, Agronit apo Pirruas. Dhe brenda kësaj pikture kështjellë, krijohet harmonia dhe konflikti i ngjyrave, i formave dhe trajtave kompozicionale, pra krijohet gjithë ajo që ne art quhrt formë dhe përmbajtje. Koloriti në pikturën e Ganiut është kapitull në vete.Ai përdorë mjaft edhe ngjyrën blu me të gjitha nuance e saj e sidomos jeshilen me të sikur neutralizon dhe pajton kontrastet me ngjyrat , duhet thene se Gashi ato "I rrëmben” pothuaj në gjendje burimore nga arti popullor , kurse në rrafshin piktural i vendos si vlera të superstrukturuar artistike dhe estetike.

Secila pikturë me tjetrën ka një përbërje shumëdimensionale dhe një shprehje semantike universale. Edhe në rreshta të hollë, edhe në linja të trasha, çdo pikturë mund të lexohet si një metaforë kozmike. Nganjëherë ngjyrat janë lirike, ndonjëherë shqetësuese dhe me dramë brenda, ndonjëherë të ftohtë. Edhe ngjyra e fortë blu krijon tension. Edhe e bardha dhe e zeza sugjerojnë imazhe poetike. Gashi është një artist i veçantë. Kjo është vazhdimisht duke ndjekur një gjuhë artistike të re me një thyerje të fortë të shprehjes moderne dhe universale. Gani Gashi është një piktor i figurës dhe metaforës. Me një gjuhë të pazakontë ngjyrash ajo ka krijuar një pavarësi estetike. Një gjuhë që rinovon vetveten. Ai gjithashtu ka imazhe të veçanta poetike. Ai vazhdimisht ndjek aventurat e artit modern, duke këmbëngulur të sjellë shprehje të reja semantike, si dhe sinjale filozofike me një strukturë të brendshme, vokacion të fortë dhe harmoni poetike. Piktori Gashi është edhe pranë ngjarjeve kombëtare, ngjyrës së flamurit emblematik, ngjyrës së gjakut në rrjedhën tragjike, ngjyrës së zjarrit të votrës a të luftës, ngjyrës së djegies, ngjyrës së diellit. Kjo vërtetohet edhe nga titujt e mesazhet që kanë pikturat, të cilat inspirohen jo rrallë herë nga lufta për liri, nga tematika e kryengritjes, heronjtë kombëtarë dhe fatkobi i atdheut të tyre.

Me veprat e tij, ky artist aplikon në artin e sotëm shumëllojshmërinë e teknikave moderne, botën e veçantë, qoftë përmes formave gjeometrike apo shprehjeve abstrakte. Mund të thuhet me mirënjohje: ai ka shkuar aq larg sa të thotë se ish-mësuesit e tij që nga fillimi kishin bërë një ndikim deri në vetë-çlirimin e shprehjes.



Pikturat e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ganiu edhe kur ishte i shkëputur prej pikturës ai brenda vetes krijonte imazhe që i vinë nga gjendjet dhe karakteri i tij meditues. Kohë pas kohe Gashi pohon se ka pasur disa shkëputje të vogla nga piktura për shkak të pengesave që jeta i ka ofruar. Mirëpo, asnjëherë nuk është ndarë emocionalisht as prej grafikës, as prej ngjyrave të pikturës. Me kalimin e kohës ai nisi t'i përkushtohet më tepër pikturës, duke e kurorëzuar shumicën e veprave me bazamentin grafik të shprehjes fillestare dhe ngjyrave të mbivedosura. Edhe pse grafika është një art i vështirë për t'u bërë sipas piktorit Gashi, në tablotë e tij ajo pasuron gjuhën e pikturës, krijon një simbiozë, këtë herë të trefishtë: grafikë-kolor-ekzistencë. Vetë piktori e ka vënë artin e tij zanafillor në funksion të të gjithë gjuhës piktorike dhe ia ka arritur mirë këtij qëllimi. Shpeshherë elementi grafik shërben si njëri prej dimensioneve të pikturës, zakonisht ai i dorës së dytë; fabula ose tematika, ndërsa ngjyrat fitojnë një liri të re, harmonizohen në llojin e tyre të veçantë dhe kështu veçantësojnë gjithë kompozitën piktorike.

Piktura në lëvizje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në bazë të krijimtarisë së Gani Gashit janë disa rrënjëzime psikologjike të artit modern, por jo bazat emocionale të tyre, të cilat pangjashmërisht shfaqen në veprat e reja me të cilat bëhet gati një ekspozitë. Tek publiku që ka ardhur të shikojë veprat e Gashit ndodh kaq lehtë procesi asimilues i mesazhit piktorik. Gashi nuk përcjell ndonjë rrymë të caktuar në pikturën e tij. Nuk e përfill adhurimin që ka për çdonjërën në çastin që nis të pikturojë. Ai thotë: "Unë pikturoj atë çka e ndjej në shpirtin tim, prandaj nuk i përmbahem atyre rregullave; nuk e di a i përkas asaj rryme, apo asaj tjetrës. Mirëpo unë pikturoj dhe bëj grafikë vetëm me atë çka ndiej në shpirtim tim dhe s'më interesojnë fort rrymat, tek e fundit". Po aq spontan është artisti edhe në tematikën e pikturës. Në çdo lëvizje të re, temat janë të larmishme. Asnjëherë nuk rreket të trajtojë një temë me një synim të caktuar. I pikturon gjërat ashtu si vinë, madje as që pretendon ndonjë koncept dhe çdo ide dhe çdo pikturë që nis ta bëjë e zhvillon në mënyrë krejt spontane. "Filloj diçka dhe duke punuar mua më lind ideja me bë këtë apo atë", thotë ai. Kur merr fund kontakti i piktorit me kanavacën, ngelet në të përfundimisht një lëvizje rrjedhëse, e ngrohtë, shkrepëtitëse dhe kjo lëvizje tashmë bëhet aq e vërtetë, sa për të konfirmuar edhe origjinalitetin e spikatur të piktorit Gani Gashi.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra të shquara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekspozita "Rrethi"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga Cikli: Katandisje Njerëzore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cikli: E Zeza Magjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cikli: Vijat e Gjakut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punimet 2021-2022[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stili[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në hulumtimin artistik të Gashit, artin e zhanreve moderne, veçanërisht mes Kubiymit dhe Konstruktiviymit, e përshshkon dhe e përbashkon një trajtë ngjashmërie universaliteti edhe mes veprave aq te ndryshme nga njëra tjetra. Veq paqes dhe haresë së përgjithshme të së bukurës e hijeshisë që zotëron tablonë, lokalizohen edhe territore të një dramaciteti piktorik diku si pllanga gjaku të mpiksur, diku si copëza kollazhe qilimash e xhamadanë, apo valëvitje copash flamuj më tej të një trajtë trasparence bluje pikllimi fisnik, fije të holla të zezës dhe delikatesë monokrome të një pene të mprehtë gjer ne tejdukje, që e shtojnë vlerën e origjinales së veprës.

Ai ka shumë ekspozita të tjera kolektive në mbarë botën,[7] duke përfshirë:

  • Ekspozita kolektive në "Ekspozitën vjeshtore të Shoqatës së Artistëve të Arteve të Bukura" Prishtinë, 1983
  • Ekspozita kolektive në "Galerinë “Kulla e Balshajve” Ulqin Mali i Zi, 1997
  • Ekspozita kolektive në “Galerinë “ Salloni i AFAAK – Muzeu i Kosovës” Prishtinë ,2003

Katalogjet dhe bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sabrie Gashi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkëshortja e tij, Sabrie Gashi gjithatu ishte aktive me punime artizanale - me gjilpëra, punimet e saj ishin shumë të njohura në Gjermani. Që njohja e vetes kalon nga meditimi është e ditur, por Sabrien mund të njohim edhe nëpërmjet kompozimit të luleve, ishte një koncept i ri. Ajo kishte një ekuilibri të fortë me natyrën dhe shkonte në më një hap me harmoninë të ciln duhet të mbizotëronin në të gjitha elemntët e kompozimit të luleve lidhur me stinën dhe ambientin rrethues të saj, të gjitha veti këto i trashigoi edhe te fëmijet e saj të cilët që të gjith mund të themi janë artist.





Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosovo". www.facebook.com. Marrë më 2022-05-06.
  2. ^ "Ne Augsburg eshte hapur ekspozita e piktorit kosovar Gani Gashi". Shqiperia. Marrë më 2022-05-04.
  3. ^ a b "Ekspozita Rrethi". KultPlus. Marrë më 2022-05-04.
  4. ^ "Sot hapet ekspozita "Rrethi" në Galerinë Kombëtare". Gazeta Express. 2022-04-15. Marrë më 2022-05-04.
  5. ^ Sadiku, Mirjetë (2022-04-17). ""Rrethi", në kërkim të vazhdueshëm të perfeksionit". KOHA.net. Marrë më 2022-05-04.
  6. ^ Ismaili, Zeqirja (2022-04-21). "Ekspozita "rrethi" ende e hapur në GKK". Ars Albanica. Marrë më 2022-05-04.
  7. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura bio

Lidhjet e Jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]