Jump to content

Përroi i Thatë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Përroi i thatë)

"Përroi i thatë" është dikues (afluent) i liqenit të Shkodrës që shtrihet në anën perëndimore të Alpeve Shqiptare. Ka gjatësi 44.5 km dhe sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 233 km2.

Pjesa dërrmuese e këtij pellgu është e ndërtuar prej gëlqerorësh dhe dolomitësh të karstëzuar që formojnë luginën e "Përroit të thatë", mjaft karakteristike.

Quhet "Përroi i thatë" sepse ka rrjedhje sipërfaqësore vetëm gjatë periudhës së plotave, ndërsa në pjesën më të madhe të vitit shtrati i tij është i thatë dhe ujërat shkarkohen në liqenin e Shkodrës kryesisht nëpërmjet rrugës nëntokësore.