Piktogramet e Rubikut
Piktogramet e Rubikut, gjenden 3.5 km në perëndim të qytetit te Rubikut, në periferi të fshatit Bulshizë e Epërme në vendin e quajtur Gryka e Gjëdhezhës. Disa metra më poshtë grykës së Gjëdhezhës, në një strehë shkëmbi të zakonshme, është realizuar piktura e Rubikut.
Informacioni i parë shkencor, lidhur me pikturën e Rubikut, vjen nga prof. Shuteriqi , i cili ndër të tjera, jep përcaktimin kohor të realizimit të saj. Piktura e Rubikut është bërë në strehën e një shkëmbi të pozicionuar nga jug-lindja. Sipërfaqja shkëmbor. jo e sheshtë, ka kondicionuar realizimin e pikturës në dy platforma. Figurat e pikturës shkëmbore të Rubikut, janë realizuar me ngjyrë të bardhë linja jo uniforme të cilat varjojnë në trashësi nga 2 deri në 3 cm.
Në pikturën shkëmbore të Rubikut janë paraqitur dy figura antropomorfe që sipas prof. Muzafer Korkutit janë vendosur në dy platforma. Në atë të krahut të majtë (A - 1m2), mbizotërojnë element si kryqi, figura antropomorfe, dhe dy rrathë dielli në perëndim (kryq i brendashkruar një rrethi). Ata lidhen mes tyre me dy zgjatime të kryqeve. Një figurë antropomorfe qëndron e spostuar në anën e majtë të kompozimit, dallohet koka në formë pike, mbi të cilën qëndron një hark, kurse në dy anët e trupit janë vizatuar 12 ndarje të vogla me forma rrethore ose katrore jo të rregullta, që kanë pika në mes.
Një tjetër symbol i kryqit është pozicionuar pranë saj që paraqitet me krahë të barabartë ku tre prej të cilëve përfundojnë me të rrumbullakosur dhe krahu I poshtëm përfundon më një trekëndësh. Në platformën e djathtë (B-0.5m2), janë vizatuar tri figura pranë njëra-tjetrës. Në qendër është figura antropomorfe me kokën në formën e një pike të madhe që mbulohet nga një vijë harkore, e cila bashkon dy rrathë të vegjël me pikë në mes. Krahët janë dhënë me një të vijë të gjatë e të trashë, që mbarojnë me dy harqe, të cilët gjithashtu në mes të ndarjeve kanë nga një pikë.
Bazuar në krahasimet me rastin e Shpellës së Shkruar të Lepenicës, Korkuti e ka datuar këtë pikturë shkëmbore në periudhën e Neolitit të vonë.
Në atë të krahut të majtë (A - 1m2), mbizotërojnë element si kryqi, figura antropomorfe, dhe dy rrathë dielli në perëndim (kryq i brendashkruar një rrethi). Ata lidhen mes tyre me dy zgjatime të kryqeve. Një figurë antropomorfe qëndron e spostuar në anën e majtë të kompozimit, dallohet koka në formë pike, mbi të cilën qëndron një hark, kurse në dy anët e trupit janë vizatuar 12 ndarje të vogla me forma rrethore ose katrore jo të rregullta, që kanë pika në mes. Një tjetër symbol I kryqit është pozicionuar pranë saj që paraqitet me krahë të barabartë ku tre prej të cilëve përfundojnë me të rrumbullakosur dhe krahu I poshtëm përfundon më një trekëndësh. Në platformën e djathtë (B-0.5m2), janë vizatuar tri figura pranë njëra-tjetrës. Në qendër është figura antropomorfe me kokën në formën e një pike të madhe që mbulohet nga një vijë harkore, e cila bashkon dy rrathë të vegjël me pikë në mes. Krahët janë dhënë me një të vijë të gjatë e të trashë, që mbarojnë me dy harqe, të cilët gjithashtu në mes të ndarjeve kanë nga një pikë.
Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]https://culturalrouteofmirdita.com/en/points-of-interest/rubik-pictograms