Protozoa
Parashtazorët përfshijnë shumë lloje të gjinisë: Autotrofe , Heterotrofe , si dhe disa forma të tjera që sillen edhe si autotrofe , edhe si heterotrofe.Të gjithë Protozoarët janë eukariot dhe kanë bërthamë qelizore të ndarë me membranë bërthamore nga citoplazma . Shumica e protozoarëve janë njëqelizorë . Protozoat klasifikohen në tre tipa të mëdhenjë : Protozoat që janë heterotrofë , Këpurdhat e ulëta dhe Algat Autotrofe.
Protozoat apo "shtazët e para" (greqisht Protos-i parë dhe Zoon-Shtazë) janë forma mikroskopike , të ndërtuara nga një qelizë e vetme .
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qeliza e Protozoarëve është e përbërë nga protoplazma e cila nga jashtë është e mbështjellë me një membranë , kurse brenda saj gjendet së paku një bërthamë . Pjesa jashtme e protoplazmës është më e dendur dhe quhet Ektoplazmë , ndrësa pjesa e brendshme është më e hollë dhe quhet Endoplazmë. Disa Protozoa nuk kanë fare membranë , pra mund ta ndryshojnë formën vazhdimisht. Mbulesa e trupit te këto është cipë e hollë plazmatike , pos cipës së hollë , kanë edhe membarnë të hollë dhe elastike dhe quhet Pelikulë. Shumica e Protozoarëve në sipërfaqe të trupit tajojnë guaskë.Poashtu janë të veçuara organelet qelizore . Organelet për tretje të ushqimit - vakuola tretëse , organelet që rregullojnë sasinë e ujit brenda qelizës - Vakuolat Kontraktile , si edhe organelet për lëvizje - Pseudopodet , Ciliet dhe Kërbaçët.
Organelet Qelizore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Protozoarët reagojnë në dritë , prekje , ngacmime kimike etj.Ciliet , Kërbaçët shërbejnë si receptorë për ,pranimin e zeglave.Në citoplazmë kanë edhe trikociste të cilat shërbejnë për sulm dhe mbrojtje.Euglenat kanë edhe një veqori tjetër , kanë një shqisë për pranimin e ngacmimeve të dritës , e cila quhet Stigma apo Njollat e Syrit.Protozoarët lëvizin me : Cilie(Qepalla) , Pseudopode (Këmbë të rreme) , dhe Kërbaçë(Flagjele).
- Pseudopodet(Këmbët e rreme) i hasim tek amebat.Këto janë zgjatime citoplazmatike , të përkohëshme , të cila rigjenerohen vazhdimisht.Mënyra e lëvizjes së amebës , ngjan sikur pikat e shiut në dritare.
Formimi i pseudopodeve shpjegohet me ndrrimin e gjendjes koloide ose dendësinë e citoplazmës nga gjendja më e dendur-gel , në gjendjen më të hollë-sol.
- Qepallat janë organele për lëvizje te ciliatet.Shërbejnë për marrjene ushqimit dhe pranimin e zeglave.
- Kërbaçët janë organele për lëvizje te Flagjelët-Euglena , numri i tyre mund të jetë i ndryshëm dhe sillet prej 1 deri në 10.
Shumimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Protozoarët shumohen në dy mënyra , shumëzimi seksual dhe aseksual . Shumëzimi Aseksual bëhet me anë të ndarjes , por dallojmë disa mënyra të shumëzimit aseksual : Ndarja në dysh-binare , ndarja multiple apo e shumëfishtë te protozoarët njëbërthamorë , ndryshe quhet edhe Shizogonia . Plazmotomia ndarja e shumëfishtë e shumëbërthamorëve , si dhe bulimi(bulëzimi) Shumëzimi Seksual kryhet në këto mënyra : Kopulimi apo Singamia , me rast që nga një protozoa daling gametet femërore dhe nga një tjetër gametet mashkullore ,me bashkimin e tyre formohet zigoti.Formë tjetër është edhe Konjugimi i cili paraqitet te Ciliatët (Parameci).Gjatë këtij procesi dy papuçëza bashkohen në pjesët gojore të tyre. Në këtë vend formohet ura protoplazmatike dhe në këtë vend bëhet shkëmbimi i materialit gjenetik. Pas këtij procesi individët largohen mes tyre dhe pasojnë ndarjet e mëtejme në dysh.Konjugimi ndodhë në kushte të keqësuara.
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Paramecium bursaria, në simbiozë me algat.
-
Paramecium putrinum
-
Paramecium Ndarja binare-në dysh
-
Paramecium caudatum konjugimi , mënyra e shumëzimit.
Shiko edhe këtë ==