Jump to content

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V p.krishtit në vepren “Lundrimi”, qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik. Sipas legjendës, fisi pellazg i Eubeasve, pas shkatërrimit të Trojës, kthehen nga kanë ardhur në tokat ë të parëve dhe themelojnë qytetin e Orikut. Teatri Antik i Orikut ndertuar në shek III-II p.krishtit është identik me teatrin ë Trojës. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë. Është përdorur për mbledhje publike, për shfaqje të ndryshme dhe në epokën romake ( shek III-I p.krishtit) janë bërë dhe ndeshje me gladiatorë dhe kafshë të egra 40 metra në J.Perëndim të Teatrit, ndodhet Altari. Para se të fillonte një mbledhje ose ceremoni, shfaqje në Teatër bëhej theroria në zakonshme në Altar. Pastaj fillonte shfaqja Akropoli- Në faqen lindore të Akropolit zbresin dy palë shkallë të gdhendura në trupin shkëmbor të kodrës, me gjerësi 2.5 metra që kufizojnë ambjente godinash publike, të gdhendura thellë në gurë me dimensione të ndryshme. Pusi antik nr.1 është i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Thellësia ë tij shkon 20-23 metra. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut. Pusi antik nr.2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht. Thellësia ë tij shkonte deri në 23 metra. Puset antik nr3 dhe 4 ndodhen e pjesën jugore dhe Jug-Perëndimore të Akropolit janë ruajtur me keq. Janë të mbushur me materiale inerte. Ka dhe dy ose tre te tillë të cilët poi kërkojmë. Tumat e Dukatit ndodhen 1 km në lindje të Dukatit të vjetër. Inventari i gjetur në to nga arkeologu Neritan Ceka në vitet 1970 i përket periudhës së bronxit të vonë dhe fillimit të hekurit. Shpella e Gramës ndodhet në bregun perëndmor të gadishullit të Karaburunit . Në të ruhen rreth 2000 mbishkrime të cilat datohen nga shek IV p.krishtit deri ne kohët ë reja.

Grama është shfrutezuar si gurore për ndërtime publike. Shpella vetë ka ambiente të brendshme qe janë përdorur si objekte kulti.

Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit


[1]