Jump to content

Partia politike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Parti politike)

Partitë politike përbëjnë elementin thelbësor të demokracisë në shoqëritë moderne. Të dala nga vetë shoqëria, në shumicën e demokracive, partitë politike luajnë rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe organeve kushtetuese. Në shumicën e rasteve ato hyjnë madje edhe në sferën e shtetit. Anëtarët e partive politike zënë postet politike në shtet. Disave kjo u duket e tepruar dhe për këtë arsye kritikojnë pushtetin e madh të partive politike.