Pasthirrma - themelet e ngurtësuara të gjuhës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Pasthirrmat- themelet e ngurtësuara të gjuhës

Pasthirrmat (Britmat, OH-AHTET) janë : zëtinguj (fonema), rrokje ose fjalë me të cilat frymëtohet gjendja emocionale. Të ngjashme janë edhe përgjasjet (imitimet) e britmave të vet njeriut ose të atyre që dëgjon në botën ku ai jeton që quhen onomatope, që pak a shumë janë zëthirrmat të perceptuara me anë dëgjimit, me të cilat ai kërkon të identifikojë një gjasë që ka ndodhur, si edhe emocionin e çasti.

Pasthirrmat frymëtojnë gjasje ose gjendje të ndryshme nga bota shpirtërore njerëzore dhe nga natyra e gjallë. Pasthirrmat e shkruara bartin qëndime të ndryshme me vlera metonimike, sepse arrijnë shprehin, edhe grafikisht, ndjenjat çast pas çasti e të shfaqin gjendje, si : gëzimin, kënaqësinë,miratimin ose të kundërtën etj. Pasthirrma është një dukuri e brendshme psiqike e gjuhësore. Me to përftohet një tipar i qënësishëm i gjuhë, ai i përsosërisë së mendimit. Pasthirrmat harmonizojnë ndjenjat dhe emocionet me çdo dukuri, veprimi a gjendjeje që na shfaqet në çastin e ligjërimit. Ato janë gjithashtu paravaja të grupit të foljeve të mendimit abstrakt, që e kanë prejardhjen po prej këtyre rrokjeve a tingujve frymëtues, si p.sh. mërmërit, bëlbëzoj, gugurit, hesht, çuditem, habitem, gëzohem, hidhërohem, pikëllohem, lumturohem etj. Kësisoj, pasthirrmat kanë përdorim të domosdoshëm, sidomos në një tekst letrar, sepse me to shfaqen gjendjet emocionale.

O’sa bukuri ka tufa,sa gaz bie bagëtia ! Naim Frashëri

Mori bijzë, bijzë e Ljalës. /Moj e bukur dhe e mbriturzë./ Pse më sjellë ndë monë që shkuam ? G.Darai Ri

“Mërmëritjet e fëmijës janë më shumë dhe më pak se fjala. Ato s’ janë nota, e megjithë atë janë këngë. Ato s‘janë rrokje, e megjithëatë janë një e folme. Mërmëritja e ka pasur fillimin e vet në qiell dhe nuk do të ketë mbarimin e vet mbi tokë... Ky bëlbëzim përbëhet nga ajo që thoshte fëmija kur ishte engjëll dhe nga ajo që do të thotë kur të bëhet njeri. Djepi ka një dje, ashtu sikurse varri ka një Nesër. Kjo Nesër dhe kjo Dje përziejnë në këtë gugurimë të errët, të panjohurën e tyre të dyfishtë dhe asgjë nuk e provon Zotin, amshimin, përgjegjësinë. Dualitetin e fatit, sa kjo hije e stërmadhe në këtë shpirt të trëndafiltë.” Viktor Hygo

Duke studiuar pasthirrmat, sidomos në atë çka mund të shprehim me to, mund të kuptojmë natyrën e sistemit emocional të mendimit dhe të gjuhës në tërësi. Me to, ashtu si mendimi, edhe teksti letrar përfton qëndrimin emocional duke i dhënë gjuhës së letërsisë artistike natyrshmërinë dhe vërtetësinë jetësore. Natyrshëm në gjuhën e folur ato dallohen qartë, sepse shqiptohen dhe dëgjohen. Nga intonacioni i shqiptimit të pasthirrmave, si pjesë përbërëse e çdo njësie rrokjore, arrihet të kapet qëllimi i dialogut të folësi e kjo është një teknikë që trashëgohet shoqërisht së brendshmi nga gjithësecili, pra ka karakter psiko-shoqëror.

Funksioni parësor i pasthirrma është që ato të mbartin intonacionin e gjuhës duke i dhënë asaj tiparin psiko- nacional. Edhe në rastin e një fjalie të qetë dëftore, në shqip, intonacionin e pulsojnë zanoret, të cilat në vargjet poetike kanë një sistem tepër préçis shqiptimi dhe studimi, ndërsa në analizën e prozës kritiku profetizon për muzikalitet të gjuhës së veprës, për veçantitë e stilit, sepse askush nuk u kushton rëndësinë e duhur këtyre fonemave, nga që jemi mësuar të analizojmë vetëm me gjymtyrë të fjalisë, dhe pak kujt i shkon mendja se te madhësia e një rrokjeje fshihet shpirti i gjuhës.

Në se duhet të mbrijmë në thelbin e çështjes, që po trajtojmë, mund të pohojmë se intonacioni thirrmor, që e mbartin pasthirrmat, ka të bëjë me natyrshmërinë dhe thelbin e vet gjuhës. Duke kuptuar se intonacioni rrokjor është tipar i qënësishëm të gjuhës, besojmë që ai është produkt psiqik dhe pjesë e nuklit të maturisë së një gjuhe kombëtare dhe si i tillë.Kemi mendimin se njësitë rrokjore janë bartëse të intonacionit thirrmor, por edhe arkivi shpirtëror i gjuhës. Duke u nisur nga studimi i tyre mund të gjenden ndër to dhe dëshmi të rrënjëve dhe të moshës së një gjuhe.

Gjuha shqipe ka intonacione thirrmore, cilësisht të dallueshëm, për çdo rrokje, por ndodh që e njejta pasthirrma të shpreh nuanca te ndryshme psiqike në vartësi me dialogun a kontektin e mendimit. Çdo gjuhë ka tiparin e vet intonativ. Pa u intonuar në akordet emocionale të një gjuhe, s’mundet t’i jepet qartësi dhe thellësi mendimit.

Nga qëmtimi i vemendshëm, mbrimë në përfundimin e pakundërshtueshëm, se : Shqipja shqiptimin e fjalës e bën rrokjor dhe çdo njësi rrokjore e fjalës e ka intonacionin e saj të shqiptimit : natyror, të gjatë, të hapur, të mbyllur etj., kjo në vartësi të tonit të shqiptimit të zanores. Mendoj se, është e drejtë që dijetarët e gjuhës përkufizojnë si pasthirrma të parme tingujt e veçantë, kryesisht ata zano, grup zanor ose rrokje, si : a, e, ë, i, o, u, y, sh, au, eu, oi, ua, ba, hë, moj, sus, a-ha, oh-u, o-re, mo-re, o-bo-bo, u-bu-bu, oh, ah, haj, o-lele, uf, of etj, andaj mund të themi se, në çdo ndërtim rrokjor, pasthirrmat zanore kanë vlera të patjetërsueshme shqiptimore dhe është pikërisht intonacioni me të cilin ato artikulohen e që u jepet fjalëve kuptimi i duhur. Çdo fjalë e shqipes ka ligjin logjik, unik e historik të lidhjes e shqiptimit rrokjor.

Rrokja, si njësia bazë për shqiptimin e Shqipes, është një njësi zëtingëllore që lehtëson shprehjen e qartë të mendimit e që ka rend tipik historik, si : zanore me vlera rrokjore ; bashkëtingëllore ose tog bashkëtingëllor +zanore (CV ose CCV) p.sh. ba-ba, shtë-pi ; bashkëtingëllore +zanore +bashkëtingëllore (CVC) p.sh. hap, shes, ngec, etj ; bashkëtingëllore +diftong (CVV) më-su-es. Çdo folës i Shqipes, mirëfilli e di se, ai, nuk gërmëzon kur ligjëron, por mbështetet mrekullisht në lidhjet rrokjore ku gjithmonë është e pranishme zanorja. Çdo rrokje është një nyjëtim i dyfisht dhe me sa kuptohet ka qënë një gjetje e një periudhë shumë e hershme kur njeriu ka përfshirë pasthirrmat, si mbartëse të intonacioni, në themelet e gjuhës së folur fillimisht dhe hap pas hapi dhe asaj të shkruar.

Ky tipar është unik dhe në shkrimin Kreto-Mikenas të shekullit 15-12 para Krishtit të zbuluar nga arkeologu Artur Evans dhe interpretuar më pas nga dijetarët e gjuhës së koduar (Inteligjent Servis) Mihalis Ventris dhe John Chadwick. Ata mbritën në përfundimin se Mikenasit përdornin një lloj shkrimi rrokjor (shenja, hieroglifi lexohej me vlerën e një rrokjeje). Ata e emërtuan si shkrimi Lineari B. Kjo do të thoshte, që hieroglifet apo shenjat e shkimit Mikenas merrnin kuptimin e duhur nga pasthirrmat zanore me të cilat ato detyrimisht duhet të shqiptoheshin.

Disa here, kanë konkluduar këta autorë, si në Linearin B, të gjitha shenjat përveç shenjave zanore të vetme) në Qipriotshe (Lineari A) paraqiten rrokjet në formën : bashkëtingëllore +zanore (CV), bashkëtingëllorja ndiqet nga zanorja. Në renditjen për të paraqitur togun bashkëtingëllor (si CCV), të bashkëtingëllores fundore (CVC), si dhe diftongjeve (CVV) shqiptimi i simboleve përdoret të shkel një rrokjogramë ndërmjet për më tepër një bashkëtingëllore ose pjese e një diftongu.

Ajo çfarë, Ventris dhe Çadwick, dalluan me gjenialitet qe, se : Lineari B është një shkrim që përftohet dhe kuptohet kur lexohet si shenjë rrokjore. Pra, në dialektin e lashtë Mikenas simbolet, hieroglifet, kishin njëherazi vlera si shenja që kishin një shqiptim rrokjor të përcaktuar, nga ky shqiptim rrokjor merrej kuptimi i duhur i fjalëve (Kjo dukuri është fort e dallueshme edhe në Shqipen e sotme moderne.

Gjuha sot kuptohet si fjala e artikuluar. Fjala e artikuluar - thotë profesor Çabej, është gjuha më e përsosur e njeriut. Fjalën tonë ne e shoqërojmë me gjeste dhe me mimikë, duke i dhënë asaj gjallëri dhe ngjyrim emocional. Njeriu për t’u shprehur përdor gjestet, që janë lëvizjet shprehëse të dorës, të krahut dhe të kokës, si edhe mimikën që janë lëvizjet shprehëse të muskujve të fytyrës. Gjuha e mimikës dhe e gjesteve është forma instiktiv, por dhe më e lashta e komunikimit njerëzor, që u përdor njëherazi e shoqëruar edhe me thirrma gëzimi, hareje, dëshpërimi, pëkëllimi etj. Vetëm kështu fjala mori kuptimin e duhur. Por, mendoni se sa e vështirë do të qe për njeriun, për të kaluar në fazën e gjuhës së artikuluar me vlera të përgjithësuara, pa këto pasthirrma që mbartnin tërë botën emocionale të tij. Pasthirrmat zanore i japin kuptimshmëri fjalës nëpërmjet muzikalitet të brendshëm (gëzimi, kënaqësie, habie, frike, tmerri, keqardhjeje, zëmërimi, kërcënimi, përbuzjeje, etj) që ato kanë. Pa këto ndryshime shqiptimore që kanë zanoret askush nuk do të arrinte të shfaqte : gëzimin, kënaqësinë, pakënaqësinë, habinë, frikën, tmerrin, keqardhjen, dhimbjen, dëshpërimin, zëmërimin, kërcënimin, përbuzjen etj. Për të shprehur kaq ndjenja të ndryshme, pasthirmat e parme, por edhe ato që ngurtësohen si të tilla, kanë të veçant dhe të padeformueshëm intonacionin e tyre të shqiptimit. Pasthirrma është zbatuesja e dëshirës dhe qëllimit të folësit. Në rrethana të ndryshme të kumtimit të mendimit, në vartësi nga përmbajtja kuptimore e gjithë fjalisë, edhe e njejta pasthirrmë, shpreh ndjenja jo të njejta nga që ato kushtëzohen nga kuptimi i fjalisë mbështetëse.

Sot dihet, se çdo symbol-shkronjë në gjuhë, në veçanti tingujt bashkëtingëllor frymëtohen më lehtë me një nga tingujt zanor, por në lashtësi, vetëm kështu, u përftua hopi i duhur, nga u kalua në gjuhën e artikuluar.

Gjuha Shqipe ka 7 zanore, por duke qënë se në gjasjen më të madhe ato përdoren si pjesë e pandarë e rrokjeve, ato nuk kanë vetëm tonin natyror, kjo në vartësi me çatin emocional apo edhe natyrën e bashkëtingëllores (e shurdhët apo e zëshme). Kur ato shqiptohen në fjalë, gjat shqiptimit rrokjor, mund të formëtohen më tepër se 23 tinguj zanore.

Kështu : ≈ -Zanorja –a- te përemri vetor Ata, të dyja a-të janë të gjata sepse shqiptimi i tyre është i hapur nga që shqiptohen me të njejtin intonacion. Por zanorja –a- e shqipes dihet, se ka intonacion të ndryshëm në krahina të ndryshme, por dhe në fjalë të përdorimit mbarëkombëtar ajo ndryshon si p.sh. ar(flori)a- shqiptohet shpejt, arë(ngastër toke)a- shqiptohet natyrshëm dhe arrë (pemë)a-ja zgjatet nga -r e dyfishuar ar-rë. Kurse fjala amë(ëmë) rrokja e dytë, që fundon me-ë nuk i jep mundësi a-së që të shqiptohet e hapur. Është e gjasur në shqip, që zanorja a të shqiptohet të paktën në katër intonacione të ndryshme.

-Zanorja –e- te fjala More (krahinë) shqiptohet e gjatë; si trajtë e shkurtër -e lave, -e shpëtove shqiptohet e shpejtë ; dhe si nyje e parma -e para, -e dyta ka shqiptim natyror. Në të folmen veriake, fjala-grue- fundon me -e të hapur në të folmen toske del –grua- me -a të hapur, pra shqipja ka dhe raste me shqiptim të dyzuar.

-Zanorja –i- te fjala –shtëpi, i tij - shqiptohet e gjatë ; tek fjala –pikë- shqiptohet si e mbyllur, te fjala –kroi- ka shqiptim natyror. Por në të folme të ndryshme të shqipes i-ja ka shqiptim të shumëfishtë p.sh. tym, tim, tëm, tem. Ka shqiptim të ndërmjetëm përemri vetor –ai që në të folmen veriake shqiptohet si, - aj.

-Zanorja –o- te fjalët përroi, kroi ka shqiptim natyror, ndërsa të fjala More, o-ja shqiptohet e gjatë. Kjo fjalë ka dy theksa.

-Zanorja –U- tek përemri vetor –Ju shqiptohet shpejt ; Pjesëza u e diatezës pësore në kohën e kryer të thjeshtë dhe te paskajorja : me u dashtun, me u mrekullue, u-ja shqiptohet e shkurtër ; te fjala turk u-ja ka shqiptim natyror.

-Zanorja –y- një nga zanoret më unike shqipes që si te fjala yll shqiptohet e gjatë, tek fjala mbyll shqiptohet e mbyllur. Në të folmet krahinore y-ja shqiptohet edhe si –i.

-Zanorja- ë- tek fjalët arrë, e lashtë shqiptohet e gjatë ; tek fjala është ë-ja e parë është natyrore si te fjala -i gjatë- dhe e dyta e zgjatur.

Ky shumfishim i intonacionit të zanoreve nuk ndodh vetëm në gjuhën shqipe.

Gjuha hebreje –thotë professor Xh. Krispi, ka trembëdhjetë zanore. Duhet thënë se ato pesë zanore janë shndërruar në trembëdhjetë sipas rastit kur tingulli i shqiptuar është here më i gjatë dhe here më e shkurtër. Kështu, kam arritur në përfundimin se tingujt, në gjuhën shqipe, duke qënë të shumtë dhe të pacaktuar, na qartësojnë natyrën origjinare të saj, siç, është, padyshim, vetë gjuha që Zoti i dha njeriut të parë (Shqipja Nëna e Gjuhëve).

Sot, gjuha kuptohet si pasuria leksikore, që ka të ngërthyer (fiksuar) tërësinë e perceptimeve të njeriut shoqëror për botën materiale dhe shpirtërore, që përbënë një thesar pa të cilin nuk do të realizohej komunikimi njerëzor, që është pasuruar dhe vazhdon, dhe që ka evuluar historikisht. Leksiku autokton shpjegohet si, perceptime të të lashtëve të mara drejtëpërdrejt nga jeta, si përvojë dëgjimore dhe e artikuluar apo e shkruar, e fiksuar historikisht nga breza paraardhës tek pasardhësit. Ky proces nuk mund të ketë qënë i shkëputur kursesi nga ngjizja e pasthirrmave për të brujtur fjalët e gjuhës së komunikimit njerëzor. Fjala e artikuluar nuk ka qënë, por as nuk mund të jetë, një bashkim i thjesht fonemash, themi kështu se gërmëzimi (spellimi), në shqip, është i pa kuptimtë. Çdo fjalë njëherazi mrekullisht është shfaqje ndijore që frymëtohet e shoqëruar edhe me gjeste që është shoqërisht e kuptueshme. Në shqip mund të dallohen fare qartë fillesat kuptimore të tingujve bashkëtingëllorë kur u pranëvihen zanoret për të formuar rrokjet parake si p.sh. ba, be, bë, bi, bo, bu, by apo ma, me, më, mi, mo, mu, my etj. Me intonacionin e ndryshëm që ato shqiptohen mund të kuptosh rregullin logjik që është ndjekur në formimin e gjuhës si fjalë e artikuluar.

Çdo rrokje ka intonacionin e veçantë me të cilin ajo shqiptohet, në rrethanën a konteksin e caktuar. Te çdo fjali vihen re edhe numër zanoresh që për nga intonacioni tipizojnë gjendjen psikologjike të personazhit atë folësit në kontekstin e dhënë. P.sh., -Dëshpërim-Oh, po sikur të mos ndodhë ? -mendoi i dëshpëruar dhe shikoi me kujdes orën. Thirrma –Oh- dëshpërue spikatet me gjashtë intonacione të mbyllura të zanores –o në fjalinë mbështetëse, që të gjitha së bashku japin ndjenën e dëshpërimit ; ≈ -gëzimi : -Oh, sa mirë ! Mua më pëlqen byreku me djathë, tha ai me gëzim duke u hedhur në tokë. Thirrma- Oh- e gëzimit spikatet në fjalinë mbështetëse me fjalë, që përfundojnë me zanore të gjata të cilat vërtetë e përciellin ndjenjën e gëzimit ;

-dhembje : Shpresa, që e kuptoi menjëherë ç’kërkonte, i foli : -Na e vranë, Ylli, na e vranë ! -Oh ! ; Thirrma –Oh shprehse e dhembjes përftohet në fund të asaj gjasës por intonacini më i spikatur është te zanorja e vajtimit –ë në fjalët e fjalisë mbështetëse ;

-pikëllim : -Oh ! -thonë vashat të pikëlluara, --gjersa të shkrijë lumi dhe të hapen krojet, do të na ngordhë gjithë gjëja e gjallë. Edhe në këtë shembull pasthirrma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që e kanë më të spikatur intonacionin e zanores –ë- që përngjason me të qarët ;

-habi : -Oh, -shpërtheu një britëm habie. -Më mbeti çizmja. Të rruat qafa që ke në dorë. Pasthirma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që kanë të spikatur intonacioni e zonores –i- që përngjason me thirrmën fillestar që provojmë kur habitemi, ndërsa fjalët me intonacione të spikatur në – u dhe - a si dhe -ë përmbyllin ngjarjen me ndjenjën e ironisë dhe pikëllimit ;

-keqardhje : Oh, si s’durove deri të enjten Pasthirrma – Oh, këtu shoqërohet në fjalinë mbështetëse nga fjalë, që intonacionine kanë të spikatur në zanoren - e- që e kanë të mbyllur dhe shprehin një pamudësi për ta ndihmuar ;

-Mosbesim : -Do t’ia mbushim mendjen edhe xha Rexhepit. -Oh e ku i mbushet mendja atij!Bëhet fjalë për një gjasë abstrakte gati e pamundur për t’u realizuar, sepse për çudi gati të gjitha fjalët në dialog fundojnë me bashkëtingëllore, pra janë të mbyllura vetëm njëra prej tyre është e hapur : mendja.

Shqipja ka pasthirrma me kuptim të përcaktuar dhe të qëndrueshëm dhe me intonacion të mëvetësishëm, si : bobo, bubu, ububu (frikë dhe dëshpërim) ; u, ua, oj (habi) si dhe pasthirrmat urdhërore : hë, hop, forca, hoopa (nxitje), sst, sus, shët (qetësi, heshtje) ; o, or, mor, ore, moj (thirrje) etj. ¯¯¯ Pasthirrmat janë jetësueset më të vyera të gjuhës. Ato mundësojnë shprehjen e mendimit abstrakt, që karakterizohet nga një pafundësi ndijimesh, përjetësimesh ; me një sistem që funksionon me shqiptimin intonativ me bazë : zanoresh, rrokjesh fonematike, fjalëzash, fjalësh e deri sa arrihet shprehet mendimi i qartë dhe i thellë. Pasthirrmat janë pjesë rrënjëformuese me fjalë që emërtojnë dhe gjëndësojnë faunën, florën dhe natyrën nëpërmjet imitimit, përgjasjes së britmave.

“Prej të tilla thirrmash –thotë profesor Çabej, janë formuar emra shtazësh, si : bec, berr, bibë, brumbull, cikë(dhia), bejkë(dele), cinxër, guç ”dosë në Greqi” e të gjithë ata emra zogjsh, si : cërmal, cirlë, cirlue, cingush, cirrojë, ciullë, çerr, guguçe, kërrkërre (lloj rose). Prej të tilla thirrmash janë përftuar edhe foljet, si : barriron (pellet, bulëron demi), brruron (ulërin/luani), buluron “pellet\gjedhi”, angullin (qeni), mjaullin (macja), bërlyket (cjapi), bytërin (demi), çafullon (kali), cijat (zogu), garret (gomari), hamulit (qeni, çakalli), hingëllon (kali), hungëron (ujku), mekërinë (dhija, keci), cingëron (nxjerr zë vajtimi shtaza), brohoritin (nxjerrin britma një grup njerëzish) ; fërfëlloj, furfulloj (dëgjohet si digjet). Fjalë të afëra me këto formime janë edhe ato thirrma që përdoren për të ndjellë apo përzënë, disa nga shtazët e shtëpiake, që në pjesën më të madhe imitojnë zërat e vet këtyre shtazëvesi p.sh. cap-cap (cjapi), kuç-kuç (qeni), vid-vid (pëllumbi), Vrr-vrr (vërras dhinë) ; çit, pis-pis (maces), ish, ush (gomarit), tik-tik, (pulës). Tek shembujt :

  • –Çit, moj lanete, se më dukesh si paguri i rakisë.
  • -<<Ish>>,deshi t’i përzinte ai,po pulat s’lëvizën nga vendi.

-Piiis ! - e ndillnin edhe mëma me Blertën. Po macja ishte lartë në akacje.

- Unë vete te ajo ditë për ditë, i thërres pulat e saj <<tik-tik-tik>> dhe u hedh për të ngrënë.

Kuptohet që përdorimi i pasthirrmave është i ngulitur, madje po t’i përdorim gabim nuk do të na kuptojnë as shtazët, si në shembujt e më sipërm.

-Fjalëthirrmat përshëndetëse të urimit, të mirënjohjes etj janë një nga veçanësitë e shqipes.

Fjalëthirrmat përshëndetëse shprehin qartazi emocionet e folësit dhe sot frymëtohen të ngurtësuara ashtu si pasthirrmat, por në analizë të brendshme ato janë fjalitë murosura, që në rrethanën konkrete kuptohen emocionalisht nga dëgjuesi. Ato nuk e kanë humbur tërësisht kuptimin leksikor të elementëve përbërës të tyre. Kjo mënyrë përshëndetëse është një nga veçanëtitë e shqipes.

Tungjatjeta !, Mirëmënges !, Lamtumirë !, Mbeç me shëndet !, Mirë ardhsh !, Mirë se vini !, Mirë se vjen !, Mirë se erdhët !, Puna mbarë !, Udhë të mbarë !, Mbarë paç !, Mbarë paçi !, Për shumë vjet ! Me shëndet !, Shëndet paç !, Shendet paçin !, Të falem nderit !, Ju falem nderit !, Kryet shëndoshë !, Të rroni vete !, Vete shëndoshël, Si urdhëron !, Si urdhëroni ! etj Mirëupafshim !, Udhë e mbarë !, Mirëserrini !, Faleminderit ! etj.

Vlera e këtyre fjalëthirrmave është se, nga ana ndërtimore, ato krijojnë modele komunikimi, lehtësisht të përdorshëm në situate konkrete, që i japin siguri folësit. Me anë të tyre kontrollohet lehtë dhe gjendja emocionale e folësit. Pasthirrmat janë fjalëza që kërkojnë vemendjene dëgjuesve.

Fjalëzat e thirrjes a të lutjes janë : O, ore, moj, hej, aman, etj.

Analiza pasthirrmore ndihmon në kuptimin e tekstit letrar.

Me teknikën e vendosjes së thekseve thirrmor do të mundohemi të kuptojmë tekstin letrar. Së pari të shohim si i përdor poeti Koçi Petriti në poezinë e tij :

Çukasin, cijasin, trumcakët mbi lera

ç ú-ká-sin /c ́í-já-sin /trúm-cá-kët

/mbí-lé-rá

Foljet thirrmore si vlerësime metaforike janë tri rrokëshe me dy zanoret të theksuarat tërheqin vemendjen për shqetësimin e poetit.

Me jonet e tyre plot ah-e trishtimi, M é/jó-nét/e/́tý-ré/plót/áh-é/trí-shtí-mí

Qëndrimin metonimik poeti e ndërton duke theksuar zanore dhe rrokjezuar intonacionin. cijasin, thërrasin te xhami,

cí-já-sin/thë́-rrá-sin/té/xhá-mi

Nga folja metaforike kolon te metonimikja e te rrethanori që lexuesi ta ketë më të lehtë jo vetëm për ta kuptuar mesazhin por dhe të marrë përgjegjësi.

Thërrime kërkojnë kur derdhet thëllimi,

th́ë́-rrí-me /kë́r-kój-në/ kúr/ d́ér-dhet/ thë́-llí-ḿi,

Këtu ndërton një pasqyrë simetrike metonimike ku fjalia e dytë ndjek rendin invers për të nxjerë si kryefjalë-thëllimi për ta bërë të ndjejë dridhmat edhe lexuesi.

Po njerëzit s’u thonë : Na hani, mos qani ! Pó/ njé-rë́-zít/ s’ú thó-në́/ : Ná/ há-ní /, mós/ qá-ní! Duke përdorur ligjëratën e drejtë kërkon merret përgjegjësia njerëzore prej gjithsecilit. Do të ndalemi dhe në dy fragmente proze nga Iliada –Homerit dhe Bodleri :

Shembulli i parë : - 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra. Po si vallë, vrapove të vish këtu fill i vetëm ? Paske me të vërtetë zemër prej çeliku. Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë, mjaft me lotë (Iliada-Homeri).

Edhe pse pasthirrma –Oh, veçohet me presje, kuptimin ia jep fjalia ku ajo bën pjesë ; Pasthirrma –oh, e vendosur në fjalinë e parë (- 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra.) e cila ka intonacion të hapur dhe më të spikatura zanoret –i-prej të cilës përftohet ndjenja e habisë, kurse me zanoret –ë, shfaqet ndjenja e dhimbjes.

Tek fjalia pyetëse : (Si vallë, vrapove të vish këtu fill i vetëm ?) i gjithë intonacioni i fjalisë kthehet në parafundor. Duke e mbyllur intonacionin e zanoreve të rrokjeve fundore përftohet ndjenja e çudisë së folësit.

Fjalia pohuese që vjen pas : (Paske me të vërtetë zemër prej çeliku) i ka të intonuara dhe hapur të gjitha zanoret për të dhënë të qartë qëndrimin vlerësues të folësit.

Te fjalia e fundit ku shprehet keqardhja e Akilit : (Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë, mjaft me lotë.) kthehet theksi në rrokjet parafundore që e bën intime ndjenjën e atij çasti.

Shembulli i dytë : E kush nuk i ka shijuar kënaqësitë e thella të verës ? Kujtdo që i është dashur të qetësojë një brejtje të ndërgjegjes, të sjellë ndër mend një kujtim, të mbysë një dhimbje, ose thjeshtë të shohë ëndrra me sy hapur, të gjithë këta kanë thirrur për ndihmë perëndinë misterioze të fshehur diku në fibrat e vreshtit. Sa madhështore janë spektaklet e verës, të ndriçuara nga dielli i brendshëm ! Sa e vërtetë dhe përvëluese kjo rini e dytë që njeriu korr prej saj ! Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese. E megjithatë, a mund të më thoni, se në shpirtin dhe ndërgjegjen tuaj, ju gjykatës, ligjvënës, ju njerëz të salloneve, Ju të gjithë, që mirësia ju bëri të urtë, që pasuria ua bëri të lehtë virtytin dhe shëndetin, me thoni pra, kush nga ju do të ketë në shpirtin e në ndërgjegjen e tij kurajon e pamëshirshme për të dënuar atë njeri që pi gjenialitetin ? (Bodler)

Himnin thirrmor për verën, të Bodlerit, Shqipja e realizon me teknikën e saj preçize. Eksklamacioni përcillet i gjithi me thekse të hapura për të gjitha zanoret, e në veçanti rrokjet fundore, gati të çdo fjale të kësaj fjalie ndriçohet nga thekset. Por kur bëhet fjalë për pasojat e verës : (Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese) i tërë theksi i fjalisë kthehet parafundor, sikur kërkon intimitet për të vërtetën e gjasave të dhimbshme.

Apologjia për kënaqësitë e verës përcillet sërisht me thekse të hapur domosdoshmërisht ata fundor. Kjo është mbrojtja që i bëhet ”Njeriut që pi gjenialitetin”. Pa dyshim që është arritur të frymëtohet në shqip ky kontekst i Bodlerit dhe kjo fal mrekullisë së pasthirrmave.

E tërë pasuria folklorike muzikore autoktone shqiptare : kënga polifonike, jarja, kanga majkrahi ; këngët e riteve, të djepit, të dasmave, të vajit ; kabaja me klarinetë, meloditë baritore me dyjare dhe me fyej, me pipza, me bilbil, me gjeth ; kabatë me vjolinë ; vallet me tupan, me dajre e me curle : e ndërtojnë muzikalitetin e tyre duke mbështetur në harmonizimin e intonacioneve pasthirrmore që rezonojnë muzikalitetin e brendshëm të tyre, krejt të veçanta krahinore apo mbarëkombëtare. Pasthirrma është padyshim pentagrami muzikor popullor. Interpretuesit popullor e bënë shkollën në gjirin e mjeshtërve nga të cilët ai e trashëgon interpretimin, por ajo që e dallon nga komuniteti është se ai është zotërues intuitiv gjenial i pentagramit muzikor të pasthirrmave të popullit të tij. Si zbatues i ahteve të pasthirrmave, ai bëhet profesionist virtuos i shpirtit të popullit dhe pranon anonimitetin si vlerësimin më të lartë, me sa duket parapëlqen pavdekësinë e Panit hyjnor.

Tiranë, 9 shtator 2009, Stavri Trako, Drejtori i shkollës “ Horizont” ,Tiranë