Jump to content

Historitë e Polibit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Polybii Historiae)

Historiae
(Historitë e Polibit)

"Historiae" është një përmbledhje e historianit grek Polibi. Kjo vepër është vepra e parë e historisë botërore e kohës antike dhe përbëhet nga 40 libra nga të cilat pesë librat e parë janë ruajtur ndërsa nga të tjerat kanë mbetur vetëm disa pjesë (fragmente). Në këtë vepër trajtohet historia e vendeve të pellgut të Mesdheut prej vitit 264 deri në vitin 146 p.e.s. Në qendër të kësaj vepre gjenden ngjarjet e zhvilluara mes viteve 220 - 146 p.e.s. Periudha para kësaj kohe trajtohet në mënyrë të përmbledhur dhe shërbejnë më tepër si një hyrje në periudhën që gjendet në qendër të vëmendjes së autorit. Kjo shihet si një lidhje në mes të veprës së Timeut dhe veprës së Polibit pasi që edhe për nga vitet të cilat trajtojnë lidhen në mes veti, ku përfundon vepra e Timeut (265/4 p.e.s) vazhdon Polibi.

Në këtë vepër autori paraqet idenë e tij për nënshtrimin e gjithë popujve të Mesdheut nga romakët. Ai në vepër mundohet ta mbrojë idenë e tij duke i cilësuar pushtimet romake si të drejta, të pashmangshme dhe të nevojshme e deri të dëshirueshme nga popujt e nënshtruar. Vepra trajton kryesisht historinë politike e pakë prekë çështjet e jetës ekonomike e sociale. Në vepër zënë vend të rëndësishëm çështja e rendit politik në vendet e ndryshme. Autori preferon një rend politik në të cilin janë të kombinuara në mënyrë logjike parimet monarkiste, aristokrate e demokratike. Këtë ai e paraqet edhe si recept të suksese të pushtimeve romake.

Autori ngjarjet i rendit sipas olimpiadave, por ka edhe raste kur ai për shkak të pamundësisë së renditjes që ai preferon, përdorë data nga pikënisjet tjera. Burimet në këtë vepër janë të përdorura në mënyrë kritike dhe mendimet e veta autori mundohet t`i mbështes mbi të dhëna të dokumentuara gjer më atë kohë.

Kjo vepër merret si vepra më e mirë historike e kohës antike pas veprës së Thukididit

Po ashtu në këtë vepër gjenden të dhëna historike mbi Ilirin të cilat janë më të theksuara në këto pjesë:

  • Libri I (13/2-4,)
  • Libri II (2/1-5, 3/1-8, 4/6-9, 5/1-8, 6/1-11, 7/11, 8/1-13, 9/1-9, 10/1-9, 11/1-17, 12/1-8, 13/1-8 65/1-6 70/1 dhe 6)
  • Libri III (16/1-7, 18/1-12, 19/1-12, 25/1-5)
  • Libri IV (5/1-1, 6/1-2, 9/1-4, 10/1-4, 15/1-2, 16/1-11, 19/7-9, 25/1-5, 29/1-7, 30/1-7, 36/1-9, 55/1-4, 61/1-8, 62/1-6, 66/1-8, 67/1-2)
  • Libri V (3/1-10, 4/1-4, 6/1-3, 12/5-10, 14/1-7, 23/1-10, 95/1-4, 96/1, 97/1-2, 101/1-10, 108/1-10, 109/1-6, 110/1-11, )
  • Libri VII (9/1-17)
  • Libri VII (13/1-9, 14/1-11)
  • Libri IX (22/1-5)
  • Libri X (41/1-5)
  • Libri XVIII (1/12-14, 5/4-8, 8/8-10, 9/1, 10/1-4, 12/1, 47/5-6 dhe 12, )
  • Libri XX (3/1-6, 10/1-7)
  • Libri XXI (11/6-8, 21/2-4, 25/1-6, 30/9-10, )
  • Libri XXIII (1/9-13)
  • Libri XXV (6/1-6)
  • Libri XXVII (15/1-6)
  • Libri XXVIII (8/1-11, 9/1-3)
  • Libri XXIX (3/1-9, 4/1-10, 11/1-6, 13/1-2)
  • Libri XXXII (5/1-14, 6/1-9, 9/1-5, 13/1-9, 14/1-2)

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]