Jump to content

Nysret Ramadani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Prof. Dr. Nysret Ramadani)

https://www.linkedin.com/in/prof-dr-nysret-ramadani-21b173185/

Prof. Nysret Ramadani
Lindi më 10 Mars 1935 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, Republika e Kosovës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Prizren gjatë viteve 1954-1955, ku ishte gjenerata e dytë. Pas kryerjes së maturës, nuk e fitoi bursën për shkollim të mëtejm dhe filloj të punoj si mësues në Krushë të Madhe. Gjatë qëndrimit të tijë në Krushë të Madhe, u takua me kryetarët e komunave të Hasit dhe Rogovës, ku i premtuan bursë për shkollim, ku më vonë edhe ja dhanë. Kështu që në vitin shkollor 1956-57 u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit, ku edhe u diplomua në shtator të vitit 1962. Pas diplomimit, u emërua si mjeku i parë në Zym të Hasit ku punoi në këtë ambulancë nga viti 1962 deri në vitin 1967. Në vitin 1965 u ftua në Zyrën e Komitetit të Zymit dhe e morri lajmin se ishte zgjedhur deputet i dhomës për shëndetësi, ku me kënaqësi e pranoi detyrën. Si deputet, bashkë me kolegët mjekë kontribuan mjaftë në përparimin e mjekësisë në Kosovë.

Kështu në vitin 1967 bashkë me kolegët parashtruan çështjen e hapjes së Fakultetit të Mjekësisë,ku në çdo mbledhje të dhomës përherë ishte diskutuar kjo çështje. Në vitin 1969 u realizua synimi i tij dhe kolegëve të tij,ku u arritë të hapet fakulteti i mjekësisë në Prishtinë. Pasi e përfundoi obligimin në Zym të Hasit,sipas kontratës kaloi në Prizren,ku edhe iu është ndarë specializimi nga pediatria në vitin 1969. Menjëherë shkon në Zagreb për specializim, ku në vitin 1971 e përfundoi provimin e specializimit nga pediatria.

Gjatë specializimit ka kryer njëkohësisht dy studime postdiplomike:

  • Mbrojtja e nënave dhe fëmijëve
  • Citodiagnostika mjekësore

Studimet postdiplomike i kreu në shkollën “A Štapar” në Zagreb. Kur e përfundoi specializimin nga pediatria klinike,me këshillat e Prof. Dr. Pavao Sokoliç,e morri specializimin nga pediatria dhe fiziologjia humane,një ndër lëndët kryesore të mjekësisë. Pas këshillave të prof. Sokolliç, u emërua asistent shqipëtar në fiziologjin humane në Prishtinë, sipas konkursit rë vitit 1971.

Në vitin 1972, u emërua ligjerus në fiziologjin humane. Këshilli, gjegjësisht Organet e Dekanatit e zgjodhën:

    A) Drejtor të Institutit të Fiziologjisë
    B) Drejtor i Instituteve Paraklinike. Funksionin e drejtorit të Institutit të Fiziologjisë e ka kryer deri në pensionim,kurse atë të paraklinikës ndërmjet viteve 1974-1990
    C) Anëtarë i pleqësisë së parë të fakultetit të mjekësis 
    





  • Asistent në vitin shkollor 1971-1972 (vetëm 6 muaj)
  • Ligjërues - 1972
  • Docent - 1977
  • Profesor Inordinar - 1982
  • Profesor Ordinar - 1988
  • Përfaqësues për Jugosllavi në Unionin Internacional të fiziologjisë shkencore - Maj 1978
  • Përfaqësues i fiziologëve të Kosovës për fiziologjinë humane në Shoqatën e fiziologëve të Kosovës.


Si fiziolog i fiziologjisë humane, ka ligjëruar në fakultetin e mjekësisë, dega Stomatologji dhe Farmaci. Gjithashtu ka ligjëruar fiziologjinë sportive në fakultetin e Edukatës Sportive në Prishtinë. Si drejtor i instituteve paraklinike, ka kontribuar në aftësimin e kuadrove të lëndëve paraklinike. Kuadri i lëndëve paraklinike u aftësuan në fakultetet e mjekësisë të ish-Jugosllavisë, sidomos në Institutin e Zagrebit në fakultetin e mjekësisë. Po ashtu, janë aftësuar edhe në shtetet Europiane dhe Amerikën Veriore. Me këto kuadro të specializuara në lëndët paraklinike, u krijuan kushtet për hapjen e laboratoreve në çdo institut paraklinik.

Në Institutin e Fiziologjisë u hapën laboratoret e para në Kosovë, siç janë:

1) Laboratori i Endokrinologjisë dhe

2) Laboratori i Imunologjisë Bazike.

Këto laboratore kanë qenë të pajisura me aparaturat më moderne të kohës, ku personeli i institutit ka realizuar dy projekte:

A) Grupet e gjakut të popullatës së Kosovës dhe

B) Sistemi i HLA (AND) të popullatës së Kosovës.

Këto projekte janë realizuar me sukses dhe janë pranuar nga BVI-I e shkencave në Prishtinë, si dhe janë shtypur e shpërndarë nëpër bibloteka.

Gjatë vitit shkollor 1975-1976, pjesën praktike të doktoraturës e ka kryer në Institutin e Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd (Kontribut i studimit të mekanizmave të veprimit të hidrokortizonit në reaksionet sensibile dhe anafilaktik). Më 13 tetor 1976, mbrojti me sukses doktoraturën në Prishtinë.

Më 13 tetor 1986-1987, fitoi bursën për aftësim në SHBA, The Johns Hopkins University of Medicine, Devision of Medical Genetics Baltimore. Me aplikmin e masave të dhunshme nga regjimi serb në vitin 1990, meqë ishte nënshkrues i Apelit të 215 intelektualëve, në vitin 1991 largohet me dhunë nga puna nga okupatori serb. Në atë kohë, mësimi mbahej nëpër shtëpi private deri në mars të vitit 1999. Pas vitit 2000, vazhdoi punën në institutin e fiziologjisë, deri në pensionim në vitin 2005.

Për punën e palodhshme dhe për kontributin e dhënë në zhvillimin e shkencave mjekësore dhe në mjekësinë në përgjithësi, si dhe në zhvillimin e arsimit, u dekorua dhe u shpërblye.






  • Medalja Presidenciale e meritave për kontributin e dhënë në shërbimin civil, nga Presidentja Atifete Jahjaga
  • Mirënjohje për kontributin e dhënë në shëndetësi publike të Kosovës-Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës.
  • Mirënjohje nga Shoqata e Mjekëve të Kosovës.
  • Mirënjohje për 10 vjetorin e fakultetit të Mjekësisë për kontributin e dhënë.
  • Ora e dorës për punën 10 vjeçare në fakultetin e Mjekësisë

Librat e publikuar dhe Punimet Shkencore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Prof. Dr. Nysret Ramadani,( Praktikumi i Fiziologjisë Mjekësore -1987 )
  • Prof. Dr. Nysret Ramadani, Prof. Asocc. Selim Kuçi, Prof. Asocc. Xhevat Hasani,( Grupet e gjakut të popullatës së Republikës së Kosovës -2019 )
  • Prof. Dr. Nysret Ramadani, Prof. Dr. Andrea Kaštelan,( Sistemi HLA (ADN) i popullatës së Kosovës - 2019 )
  • Punimet shkencore dhe prezantimet në konferenca shkencore
  • D.Matijević, M.Pavlović ,Lj.Janković dhe N.Ramadani ( Osmotska otpornost eritrocita tretiranih in vitro i in vivo G-Strofantinom(ouabainom) i ATP ) Srpski arhiv -1975;11,945 *
  • N.Ramadani ,Sh.Besimi, E.Lumezi (Frekuenca rahitisa dece od 6-24 meseci-Komuna Suhareka ) Shëndeti 1977,Nr.7
  • N.Ramadani (Dejstvo hidrokortizona na ukupne vrednosti proteine i nukleinske kiseline u jetri i u slezini pacova senzibiliziranih u normale ) Acta biol.Med.Exp. 1978;4,55-58 *
  • N.Ramadani,E.Lumezi *(Dejstvo hidrokortizona u oslobadjanju histamina iz mast čelija pacova Acta Biol.Med.Exp. 1978,4,59'62 *
  • Sh.Besimi,B.Dida,N.Dragojevič,N.Ramdani *(Vrednost imunoglobulina serums kod dece bolesni na respiratornom traktu Acta Biol,Med .Exp 1978;Supp.1 164 *
  • N.Ramadani * (dejstvo kortizona na belu krvnu lozu pacova Praxis medica 1978;3-4,175-184 *
  • N.Ramadani * (Dejstvo hidrokortizona na crvenu krvnu lozu,hemoglobina,i hematokrita kod pacova Praxis Medica 1978;3-4 *
  • N.Ramadani * (Dejstvo hidrokortizona na produkciju precipitirajuči antitela kod pacova Acta BIOl.Med.Exp 1979;1,255 *
  • XH.Hasani,N.Ramadani.S.Kuçi,I.Bašič * (Inhibtion of enhasning effects of hypothermia on metastasis formation by an immunological response Jug.Physiol.Pharma Acta 1985,89 -90 *
  • .Ramadani.N,Kuçi.S, and Hasani XH. * (Distribution of blood groups of ABO-system and Rh-factor in comunity of Gjakovaa Jug.Physiol.Pharma Acta 1985;285 - 288 *
  • Ramadani.N,Kuçi.S,Hasani.Xh,Dopter.D,Handgretinger.R,and Niethamer.D *( Interluecin-3(IL-3)enhaces the proliferation of CFU-S for early hematopoietic spleen colonies Periodicum Biologicum 1987;89,suoo.I *
  • Ramadani N,Kuçi S,Hasani Xh, * (Distribution of blood groups of ABO-system aqnd Rh_factor in region of Prishtina,Mitrovica,Gjilan. Periodicum Biologicum 1986;vol88,supp.I178-179
  • N.Ramadani *( dejstvo hidrokortizona na karakteristike ekg-A i mehanograma izolovanog srca pacova pre i posle perfizije antigeni XII kongres SDFJ,Sarajevo 1982 *
  • N. Ramadani, N. Kuçi, N. Karahoda, Xh, Hasani *(Postatak krvnih ABO-sistema i Rh-faktora u teritotoriji Prizrena), XII kongres SDFJ, Sarajevo, 1982*
  • Ramadani N, Kuçi S, Hasani Xh *(Postotak krvnih ABO-sistema i Rh-faktora teritorije Dugagjina), XII kongres SDFJ, Sarajevo, 1982*
  • B. Dida, N. Ramadani, Lj. Rakić *(Vrendost HDL-kolesterola kod pacijenta sa šečernom bolešču), XII kongres SDFJ, Sarajevo, 1982*
  • B. Dida, N. Ramadani, Lj. Rakić *(Uticaj čaja na ukupni kolesterol kod miševa), XII kongres SDFJ, Sarajevo 1982*
  • Xh. Hasani, I. Bašić, N. Ramadani, S. Kuçi *(The role of the immune system in tumor treatment by local hyperthermia and Corynebacterium parvum), XIII kongres SDFJ, Skopje, 1985, 179*
  • Kuçi S, Ramadani N, Hasani Xh *(Distrobution of blood groups ABO-systema dha Rh-factor in commynity of Peja), XIII congress of UJPS, Skopje 1985 (39)*
  • Ramadani N, Hasani Xh, Kuçi S *(Ućinak hipertenizije i efektora imunološke reakcije na spontano metastaziranje raka mlječne zlježde u miša), Treći kongres biologa Hrvatske, Zagreb, 1987*
  • Xh. Hasani, Bašić, N. Ramadani, S. Kuçi *(The role of the immune system in tumor treatment by local hyperthermia and Corynebacterium parvum), XIII kongres SDFJ, Skopje, 1985, 179*
  • Latifi H, Kuçi S, Hasani Xh, Dopfer D, Handgretinger R, Bruchelt G, Niethamer D, Grupta D and Ramadani N *(Circadian time structure of some immunological parameters. Ninth Europian Immunology Meeting, Roma, September 14-17, 1988), Ninth Europian Immunology Meeting, Roma, Italy, September 14-17, 1988*.

[1]

  1. ^ Kuqi, S., Latifi, H., Hasani, X., Handgretinger, R., Bruchelt, G., Treuner, J., ... & Ramadani, N. (1988, July). Inhibitory effect of the thymus on proliferation of the bone-marrow progenitors for granulocytes and macrophages (cfu-gm). In experimental hematology (vol. 16, no. 6, pp. 483-483). Blake ctr, ste 200, 1224 w main st, Charlottesville, va 22903: Carden jennings publ co ltd.

[1]

  1. ^ Kuqi, S., Latifi, H., Hasani, X., Handgretinger, R., Bruchelt, G., Treuner, J., ... & Ramadani, N. (1988, July). interleukin-3 (il-3) changes the commitment program of cfu-s for early spleen colonies in thymectomized mice. in experimental hematology (vol. 16, no. 6, pp. 471-471). blake ctr, ste 200, 1224 w main st, charlottesville, va 22903: carden jennings publ co ltd.