Puna e detyruar
Appearance
(Përcjellë nga Puna e palirë)
Puna e detyruar ose puna e palirë, është çdo marrëdhënie pune, veçanërisht në historinë bashkëkohore ose të hershme bashkëkohore, në të cilën njerëzit punësohen kundër vullnetit të tyre me kërcënimin e varfërisë, ndalimit ose dhunës, duke përfshirë vdekjen ose trajta të tjera të vështirësive ekstreme për veten e tyre ose anëtarët e familjeve të tyre.
Puna jo e lirë përfshin të gjitha format e skllavërisë, punën penale dhe institucionet përkatëse si: skllavëria e borxhit, skllavëria dhe kampet e punës.
Përkufizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë forma të punës së lirë mbulohen gjithashtu nga termi punë e detyruar, e cila përkufizohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) si e gjithë puna ose shërbimi i pavullnetshëm i kryer nën kërcënimin e një dënimi.[1]
- ^ Andrees and Belser, "Forced labor: Coercion and exploitation in the private economy", 2009. Rienner and ILO.