Përdoruesi:Gezim Kopani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gëzim Kopani

Myftiu i rrethit Pukë. Që nga viti 2005 është Imam Gëzim Kopani.


Gezim Kopani ka lindur në Pukë më datë 01.09.1983 ka mbaruar Medresen e Tiranës. Për tre vjet ka vazhduar studimet ne Stanboll (2002-2004), më pas në Tiranë ka perfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike. Është njohës i gjuhës Turke.

Nga viti 2008-2013 ka dhënë mësim në lënden e informatikës në shkollat: shkolla 9-vjeçare “Migjeni” Puke, shkolla e mesme e bashkur Ndue Pjetri Luf, shkolla 9-vjeçare Shtjefen Gjeçovi Gomsiqe, shkolla 9-vjeçare Rrape , shkollen 9-vjeçare Ali Bytyçi Qerret dhe në shkollen e mesme Sabah Sinani Pukë. Gjithashtu Gezim Kopani ka dhënë në lëndet: Kur’an, Informatike dhe Histori Islame, pranë qendrës BKI Pukë.

Në vitin 2004 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emeron Gezim Kopani imam në Xhaminë e qytetit Pukë. Ndersa në vitin 2005 Gezim Kopani emërohet Myftiu i rrethit Pukë detyrë të cilen vazhdon ta ushtroj edhe sot.

Gëzim Kopani është i martuar dhe ka tre fëmije dy vajza dhe një djalë.