Jump to content

Qemoran Toptani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Qemoran toptani)

Qemoran Toptani ka lindur në Tiranë në 9 dhjetor 1912, dhe është ndarë nga jeta në 23 maj 1981[1]. Studimet fillore i kreu në Tiranë, atë të mesëm në Vjenë, ndërsa asimin e lartë e ka kryer në Romë. Pas kryerjes së studimeve të larta, Qemoran Toptani u kthye në Tiranë, ku punoi si mjeke. Njëkohësisht Qemorani u erdhi në ndihmë të plagosurve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Qemoran Toptani punoi si mjeke e përgjitshme në Spitalin Civil të Tiranës. Ajo u transferua në Spitalin e Peshkopisë pas vitit 1950, duke mbajtur detyrën e kirurges së parë[2].

  1. ^ Kiqina, Fatbardha (2020-06-18). "Qemoran Toptani (1912-1981)". ALBFEM (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2021. Marrë më 2021-10-12.
  2. ^ Kiqina, Fatbardha (2020-06-18). "Qemoran Toptani (1912-1981)". ALBFEM (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2021. Marrë më 2021-10-12.