Jump to content

Piramida e Tiranës

Coordinates: 41°19′22″N 19°49′17″E / 41.32278°N 19.82139°E / 41.32278; 19.82139
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës)
Piramida, Tiranë.

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Pjetër Arbnori", Piramida ose Ish-Muzeu "Enver Hoxha" u ndërtua dhe u inaugurua si muzeu "Enver Hoxha" në vitin 1988Tiranë, pra tre vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ai u projektua nga një grup arkitektësh ku merrnin pjesë Klement Kolaneci, Pranvera Hoxha, Pirro Vaso dhe Vladimir Bregu. Ky muze që kushtoi 3 milionë e gjysmë dollarë, u ndërtua në kohën kur populli shqiptar jetonte në një varfëri të tejskajëshme. Muzeu u ndërtua në dy vjet. Për ndërtimin e tij punuan 300 punëtorë. Sot muzeu është kthyer në "Qendra Ndërkombëtare e Kulturës".

Ne dhjetor te vitit 2010 parlamenti miratoi me 71 vota, kundrejt 64, nje Projekt i cili parashikonte prishjen e Piramides dhe ne vend te saj te ngrihej ndertesa e re e parlamentit. Ne kte Konkurs moren pjese 25 Zyra arkitekture. Per rrezimin e nderteses pati polemika soziale dhe politike. Historiani Ardian Klosi arriti te shmangte prishjen e nderteses se Piramides duke organizuar nje peticion te firmosur nga 6000 qytetare. Megjithate ne Mars te vitit 2011 qeveria organizoi Konkursin te cilin e fitoi zyra vieneze Coop Himmelb(l)au me nje Projekt i cili kushtonte 110 milione Euro. Ndertimet duhet te mbaronin me me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se pavarsise me 28 Nentor 2012 por nuk filluan asnjehere.

Prej vitit 2013 planifikohet nje rikonstruktim i nderteses. Ne tetor te vitit 2014 nje zyre arkitekture Kineze fitoi konkursin per te realizuar kete projekt. Nje vit me vone filloi risjellja e levizjes perreth "Piramides" me pastrimin e ambjentit dhe rregullimin e nje shatervani. Pritet qe ne 2016 te fillojne punimet per rikonstruktimin arkitekturor.

41°19′22″N 19°49′17″E / 41.32278°N 19.82139°E / 41.32278; 19.82139