Jump to content

Rasim Deliq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rasim Delić)

Rasim Delić lindi më 4 shkurt 1949 dhe vdiq më 16 prill 2010, ishte general i Armatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kryeshefi i dytë i Shtabit Gjeneral të Armatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Akademinë ushtarake e ka filluar 1967 e kreu në vitin 1971, ndërsa në vitin 1989. ndjeki shkollimin dyvjeqar për kuadër komandimi . APJ e braktisë më 13 prill të vitit 1992 derisa kishte graden e nënkolonelit. Prej 8 qershorit 1993 deri në fund të agresionit ishte komandant i Armatës së Republikës së B dhe H. Pas agrsionit Deliqi ka qenë komandant i komandës së përbashkët të Ushtrisë së Federatës së B dhe H. U pensionua në shtator 2000.

Në shtator të vitit 2008, ai ishte dënuar me tri vjet burgim nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, për shkak se ishte shpallur fajtor për trajtimin mizor të të burgosurve serbë, por ishte liruar nga akuzat për vrasje.[1]

Vdiq në Sarajevë16 prill të vitit 2010.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]