Jump to content

Orteku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Reshpja)

Orteku ose Reshpja është grumbull i madh bore, që shkëputet nga malet e larta, rrokulliset teposhtë dhe sa vete e bëhet më i madh, duke shkatërruar ç'gjen përpara.

Orteqet janë dukuri natyrore, të rrezikshme për mjedisin. Në Trojet Shqiptare, hasen zona të ndryshme, me raste të orteqeve, që kanë shkaktuar rreziqe të mëdha. Bora e maleve shqiptare, është e bukur dhe mbresëlënëse, por kur bie në sasi të mëdha, ka pasoja. Shpërthimet e orteqeve, janë dukuri mekanike, kur masa të mëdha, shkëputen, shformohen nga trysnia, forca e rëndesës, shkrirja etj. Studimet tregojnë, se parametrat mekanikë të borës ndryshojnë. Vetitë mekanike, të një shtrese bore, bëhen shkak për rënien e orteqeve. Rrëzimi i borës, mund të bëhet në pjerrësi të ndryshme dhe kjo varet nga shtresat e borës, lagështia, trysnia, era, thyerja e drurëve etj. Të tjerë faktorë janë: struktura e borës, trashësia dhe dendësia e saj, karakteri i tabanit në të cilën rrëshqet bora. Ky taban mund të jetë borë e vjetër, e ngrirë, e lagësht, apo dhe shkëmbore. Mbulesa bimore, pyjet, shkurret, relievi i butë, ndikojnë në frenimin e orteqeve. Era është faktor i rëndësishëm i shkakut të orteqeve, sepse ajo sjell shpërndarjen jo të njëtrajtshme të reshjeve, të kristaleve të dëborës. Kur prishet ekuilibri, shkaktohet orteku. Orteqet e dëborës së ngjeshur, kanë formën e një pllake të ngurtësuar. Lëvizja krijohet, nga thyerja e pemëve, kalimit të ndonjë kolone që nuk e njeh gjendjen. Po të jetë forma e relievit është konvekse, kjo e shtyn mundësinë e krijimit. Kur orteqet bien në pranverë, shkak bëhet shkrirja dhe rrezatimi diellor. Po kështu, uji që formohet nga shkrirja apo shirat grumbullohen nën shtresën e saj dhe aty krijohen kushtet rrëshqitëse. Vendi ynë ka reliev tipik për krijimin e orteqeve. Gjeografia e orteqeve, pak a shumë është e njohur. Veriu i Shqipërisë, ku përfshihen Alpet Shqiptare, Malet e Sharrit, në rrethet Shkodër, Bajram Curri, Kukës, Dibër, Pukë, e ndonjëherë Mat dhe Tiranë. Nga përvoja e viteve të fundit, ku ka pasur dimra të ashpër dhe më shumë borë prania e orteqeve ka shkaktuar dëme shumë të mëdha.

Një formë ndryshe nga erozioni i akullnajave, e cila gjithashtu shkaktohet nga grumbullimi i borës, është erozioni i ortekëve të borës. Këta janë masa të mëdha bore, të cilat nga viset e larta malore lëshohen përgjatë luginave, duke marrë me vete vegjetacion dhe material shkëmbor. Atje ku erozioni mund të jetë i madhë, ata pas vetes lënënjë terren të zhveshur. Ortekët ndodhin atëherë një sasi shumë e madhe e borës grumbullohet në një terren të rrëpirët, veçanërisht nëse gjendet mbi një shtresë me dendësi të ndryshme, në tëcilën vjen deri te baraspesha jo e qëndrueshme dhe e cila shërben si një rrafsh rrëshqitjeje. Nën ndikimin e gravitacionit ose nga ndonjë dridhje siç është kalimi i një skiatori apo ushtima e një zhurme, masa e borës fillon të rrëshqasë dhe ndërsa ajo lëshohet tatëpjetës së malit, me vete merr edhe sasi të tjera të borës, gjatë së cilës ajo arrin një vëllim shumë të madh.[1]

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Avalanches – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ Atllas themelor i gjeografisë fizike, Botimet shkollore Albas, Tetovë-Prishtinë-Tiranë, ISBN 9989-108-37-4