Rodney King
Rodney Glen King III (2 prill, 1965 - 17 qershor 2012) ishte një shofer taksie amerikan, i cili u bë i njohur në shkallë kombëtare, pasi u rrah nga oficerët e Departamentit të Policisë së Los Angeles pasi i shte i dehur ne momentin qe policia po e ndiqte.[1] Nje dëshmitar, George Holliday, filmoi pjesën më të madhe të rrahjes nga ballkoni i tij,[2] dhe i dërgoi pamjet tek stacioni i lajmeve lokale KTLA.[3] Videoja tregon katër oficerë përreth King, ku disa prej tyre e godasin disa herë, ndërsa oficerët e tjerë vëzhgojnë incidentin nga afër. Pamjet u transmetuan në mbarë botën dhe krijuan shqetësimin e publikut në lidhje me trajtimin policor të minoriteteve në Shtetet e Bashkuara. Katër oficerë u akuzuan për sulm me armë dhe përdorimin e forcës së tepruar. Tre u liruan nga të gjitha akuzat. Mosdënimi i të akuzuarve janë konsideruar nga publiku i gjërë si shkaku kryesor i trazirave në 1992 në Los Angeles. Gjatë trazirave 55 njerëz u vranë dhe mbi 2,000 u plagosën. Situata u qetësua vetëm kur ndërhyri Garda Nacionale e SHBA. Lirimet o oficerëve të policisë krijuan pakënaqësi dhe gjeneruan akuza kundrejt qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut dhe rracizëm kundrejt King. Gjyqi i katër të akuzuarve përfundoi më 16 prill 1993, ku dy prej oficerëve u gjetën fajtorë dhe në vijim e burgosën. Dy të tjerët u liruan.